Partia Socialiste ka marrë bashkinë e 7 në qarkun e Elbasanit. Kandidati i Rilindjes Arif Tafani në Belsh eshte rikonfirmuar ne detyre ndersa ka marre vetem 41 vota me shume se kandidati i koalicionit Bashke Fitojme Bedri Qypi.
Arif Tafani ka siguruar 4536 vota kundrejt Bedri Qypit që ka marrë 4495.
PS ka triumfuar në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjën, Bulqizën, Matin, Klosin. Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.