Me sa duket vendi po shkon drejt një rasti të paprecendentë në Historinë e Parlamentit Shqiptar që ka të bëjë me zëvendësimin e vende vakante që janë krijuar në Kuvend pas djegies së mandateve në grup nga opozita.
Në listën 4 emërore në zgjedhjet e kaluara parlamentare në Kukës, i fundit është emri i Miftar Dautit i cili deri më sot nuk është shprehur nëse do ta pranojë mandatin apo jo. Por si duket, heshtjes së tij i ka ardhur fundi pasi gjatë mbrëmjes së sotme ai ka bërë këtë deklaratë në rrjetet sociale: “Numërimi mbrapsht ka nisur. Nesër ora 11:00 të gjithë në Shesh. Shpërndaje”.
Ky qëndrim në një farë mënyre do të thotë se Dauti e ka refuzuar kërkesën për të marrë mandatin e deputetit shtuar kësaj edhe afatin që ka patur në dispozicion për të dorëzuar formularin e vetë-deklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhje, afat i cili ka mbaruar gjatë ditës së sotme.
Kujtojmë se në listën e Partisë Demokratike në Qarkun Kukës, ka pranuar marrjen e mandatit vetëm deputeti Alban Zeneli, (Lexo këtu) i cili ka zëvendësuar Flamur Nokën ndërkohë që në radhët e PD-së në Kuvend për këtë qark ka mbetur edhe një vend tjetër vakant, ai i ish-deputetit Isuf Çelaj, i cili bashkë me Nokën dhe gjithë grupin opozitarë vendosën ti digjnin mandatet.
Kjo i hap rrugë një krize të re dhe një ngërçi të ri politik për të cilin me sa duket nuk ka asnjë alternativë tjetër për të plotësuar vakancën për Qarkun e Kukësit ku numri i deputetëve duhet të jetë 4.
Precedenti i qarkut të Kukësit, ku lista e PD-së me 4 kandidatë është rezauruar, rrezikon ta kthejë të gjithë çështjen në një rast unik, në jetën parlamentare shqiptare.
Ky ngërç është është i paparashikuar nga Kodi Zgjedhor.
(F.GJ/FAXWEB.AL)