05:35 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kumbaro pëplaset me aktorët: Teatri do të shembet!, Derhemi: Jo sa të jemi ne gjallë!

23:52 | 13/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kumbaro pëplaset me aktorët: Teatri do të shembet!, Derhemi: Jo sa të jemi ne gjallë!

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u përball me artistët në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi. Gjatw debatit ministrja kishte përballë artistëve të skenës Arben Derhemi, Altin Basha, Genc Fuga, Gëzim Kame dhe Robert Budina.

Aktori Arben Derhemi tha se trupa e artistëve nuk do të lejojë zhvendosjen e Teatrit Kombëtar.

“Ne e duam sepse është pjesë e historisë së këtij kombi. Janë 80 vite sot që është ndërtuar, edhe pak bëhen 100 vite. Ne nuk do të dalim nga ai tempull, do ta mbrojmë me gjakun tonë”, tha aktori.

Ministrja Kumbaro iu përgjigj se nga një analizë e bërë për Teatrin Kombëtar është vënë re se ajo godinë e ndërtuar nga italianët nuk i përmbush sot asnjë nga kushtet. Sipas ministres, në bazë të kësaj analize çdo investim restaurimi është shpenzim i kotë ndaj është hedhur ideja e ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.

“Në këtë truall do të ndërtohet një teatër kombëtar dinjitoz. Në këtë truall të bëhet ky Teatër. Këtë nuk e kam fshehur. Më lejoni ta them dhe e regjistroni. Ideja jonë është që të ndërtohet një Teatër i mirëfilltë Kombëtar në këtë zonë.

Në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë kemi folur edhe për ndërtimin e disa institucioneve kulturore. Ne i kemi kërkuar kryetarit të bashkisë që të parashikojë në të njëjtin truall një projekt për Teatër Kombëtar. Nuk ka ende një projekt. Është çdo gjë duke u diskutuar për projektin dhe anën financiare” – tha Kumbaro.

(M.Q/Faxweb)

 

Etiketa: arben derhemimirela kumbaro
Pas

Raportet: Dhjetëra mercenarë rusë të vrarë nga sulmet amerikane në Siri

Para

HOROSKOPI. 14 SHKURT 2018

Para
HOROSKOPI. 27/01/2018

HOROSKOPI. 14 SHKURT 2018

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.