Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kryeqytet pranë rrugës së Elbasanit.
Një efektiv i policisë rrugore ka bërë shenjë një motorri për te ndaluar. Po ka hasur në kundërshti ku drejtuesi i motorit nuk është ndaluar, madje ka kundërshtuar policin duke i dhënë gaz motorrit dhe për pasojë e ka dëmtuar në krah.
Pas kësaj situate policia ka shoqëruar drejtuesin e motorit i cili ishte punonjës i Forcave Ushtarake. Ndërkohë punonjësi i policisë ka marrë ndihmë në spitalin Ushtarak.