Moderatores Elona Duro duket se i kanë ecur mjaft mirë kohët e fundit çështjet e zemrës.
Pas martesës bërë pak javë më parë dhe pritjes së ëmbël, bashkëshorti i saj është treguar një zotëri i vërtetë.
Lorenci ka gatuar për të, dhe nuk është mjaftuar me një pjatë me makarona si shumica e meshkujve.
Ndoshta ka dashur ta përkëdhelë meqë është shtatzënë apo kështu është gjithmonë, nuk e dimë, po shohim që Elona është mjaft e bekuar.
Nga ana tjetër kujtojmë që moderatorja është rikthyer në punën e saj në radio, kështu që pa ndihmën e Lorencit nuk mund të ishte e suksesshme në të gjitha drejtimet.
Na mbetet të themi paçim fatin e Elonës!
(E.K/SHUPLAKA)