21:00 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kur mund të kemi një izolim të dytë”, mjeku Koraqi tregon skenarët që e presin Shqipërinë

11:38 | 02/11/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk ka rënë agresiviteti i virusit”, Koraqi nxjerr shifrat e testeve sereologjike: Sa % e mjekëve e kanë kaluar koronavirusin

Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi, ishte i ftuar në “Dita Jonë” ku foli rreth situatës së krijuar javët e fundit nga pandemia e koronavirusit ku janë rritur ndjeshëm rastet e të infektuarve.

Gjatë këtyre ditëve të fundit, ka pasur dhe reagime nga politika dhe kryesisht nga opozita për mënyrën sesi Komiteti i Ekspertëve, ku Koraqi është pjesë, po vepron për t’u përballur me pandeminë. Për doktorin, lojërat politike nuk ndikojnë në punën e Komitetit, i cili është i përbërë nga ekspertë të fushës.

“Këto janë lojëra politike dhe unë nuk jam pjesë e politikës. Ruaj statusin e ekspertit dhe në Komitet ka më shumë ekspertë. Të gjithë anëtarët e komitetit kanë një ekspertizë që i kalon kufijtë e Shqipërisë. Ngacmimet e politikës që na vijnë nga jashtë mbeten po aty. Nuk janë në interesin tonë”, tha Koraqi.

Më tej, Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë foli dhe për mundësinë e rikthimit të një karantine të dytë. Sipas Koraqit, kjo gjë mund të mendohet vetëm nëse plotësohen të gjitha kapacitetet spitalore.

“Sigurisht që situata po vjen e po rëndohet, por që pritej. Kjo situatë pritej pasi gjatë vjeshtës dhe dimrit virozat respiratore rëndohen. Këtë gjë ka pësuar dhe Sars-Cov-2. Edhe hapja e shkollave pati një impakt në shtimin e numrave, por gjithashtu dhe fillimi i të gjitha aktiviteteve të tjera ekonomike.

Karantinimi total bëhet në bazë të disa parametrave dhe kryesor është ezaurimi i sistemit shëndetësor. Ne shohim që Italia pothuajse i ka ezauruar këto kapacitete spitalore dhe për këtë arsye ka ardhur dhe ky “lockdown”. Franca, Anglia, Gjermani kanë një mbyllje gjithashtu. Te ne kapacitetet nuk janë të ezauruara. Hapëm spitalin Covid 3, kemi dhe spitalin Covid 4 dhe vetëm po u plotësuan këto kapacitete mund të mendohet për një izolim të ri”, u shpreh Andi Koraqi.

Pas

LAJM I FUNDIT/ 4 nga 5 edukatore rezultojnë pozitive me Covid-19, mbyllet kopshti në Orikum

Para

Maska ka sjellë probleme me shëndetin e gojës, ndiqni këshillat e stomatologut të njohur

Para
Maskat me detyrim nga dita e nesërme, rritet kërkesa për blerje në farmacitë e kryeqytetit. Çfarë ndodh me çmimet

Maska ka sjellë probleme me shëndetin e gojës, ndiqni këshillat e stomatologut të njohur

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.