06:39 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kursimet e shqiptarëve me rënien më të madhe historike u tkurrën, me gati 100 mln euro në 2017-n

12:07 | 10/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqiptarët, punonjësit më të pamotivuar në Europë, gjinia femërore më pesimiste
 Ulja e vazhdueshme e normave të interesit gjatë viteve të fundit ka shkurajuar kursimtarët shqiptarë që të mbajnë depozitat e tyre në banka.
 
Sipas statistikave të fundit të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në fund të muajit dhjetor ishte 1 trilion lekë, duke rënë me 1.3% apo 13 miliardë lekë (gati 100 mln euro) në krahasim me dhjetorin e 2016-s.

Kjo është hera e parë që depozitat shënojnë rënie në historinë shqiptare të pas tranzicionit.

Performanca më e dobët deri tani ishte shënuar në vitin 2015, me një zgjerim vjetor prej  0.8%.

Rënia në 2017-n ka ardhur tërësisht si rrjedhojë e uljes së kursimeve në lekë, të cilat u reduktuan me 14 miliardë lekë, ose gati 3%.

Kategoria me performancën më negative është ajo e depozitave me afat në lekë, që ra me 28 miliardë lekë, ose 10%.

Ulja e vazhdueshme e normës së interesit bazë nga Banka e Shqipërisë, që nga shtatori i vitit 2011, kur filloi politikën monetare lehtësuese është arsyeja kryesore që ka ndikuar në këtë tendencë.

Në përpjekje për të nxitur ekonominë Banka tentoi të ulë koston e kredisë, ndërsa efekti tjetër ishte ulja e normave të interesit të depozitave.

Aktualisht, kthimi për kursimet vjetore është rreth 1%, që realisht është negativ nëse kemi parasysh që inflacioni është rreth 2%.

Në këto kushte, kursimtarët kanë tentuar të gjejnë alternativa të tjera, si letrat me vlerë të qeverisë, apo investime jashtë sistemit bankar.

Ndryshe nga leku, kursimet në valutë kanë vijuar të rriten edhe pse interesat nuk kanë qenë të favorshme as për euron.

Depozitat në valutë arritën në 527 miliardë lekë në dhjetor 2017, me një rritje të lehtë vjetore me rreth 0.2%, por këtu duhet të kemi parasysh dhe efektin e zhvlerësimit të euros vitet e fundit.

Rënia e depozitave në lekë dhe rritja e atyre në valutë (që në pjesën më të madhe janë euro) ka bërë që pesha e kursimeve në valutë ndaj totalit të arrijë në 53%, me rritje prej 1 pikë përqindje në raport me një vit më parë, niveli më i lartë rekord ky.

Kjo rritje vjen teksa Banka e Shqipërisë i ka shpallur hapur luftë euros, me disa masa të prezantuara së fundmi, të cilat synojnë të rrisin koston e përdorimit të euros.

Kjo i ka vënë bankat në dilemë se çfarë të bëjnë me këtë nivel të lartë valute, që ato kanë në pasivet e tyre.

Marrë nga Monitor.al

Pas

Poston foto erotike dhe zihet me burrin, futbollisti i njohur merr vendimin e papritur (FOTO)

Para

Solli Gjergj Kastriotin në protestë, babai tregon problemet me policinë maqedonase

Para
Solli Gjergj Kastriotin në protestë, babai tregon problemet me policinë maqedonase

Solli Gjergj Kastriotin në protestë, babai tregon problemet me policinë maqedonase

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.