Albin Kurti vijon te sulmoj prokurorine special, ndersa ka perseritur se nuk do ti pergjigjet thirrjes se drejtesise, pavarsisht pergjegjesise ligjore qe ka ndaj kushtetutes se vendit.
“Unë nuk po dëshiroj që ata të vijnë, unë po ju tregoj që nuk shkoj. Nuk shkoj sepse e kam shumë të qartë planin e tyre. Ata po dëshirojnë që ta prodhojnë një xhirim të shkurtër, ose një fotografi , që .kryeministri më i pa korruptuar në Ballkan duke hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për një rast korrupsioni. Kush nuk merret a je dëshmitar a i pandehur. Edhe mua tash po më trajtojnë si i pandehur. Nuk e di a e ke vërejtur. Unë nuk jam aktor, por nuk do të pranojë ata të jenë regjisor.”
Kurti nuk i ka ndalur sulmet as per prokurorin special, duke perseritur se nuk e njeh autoritetin e tij.
“Kur tre liderët kryesorë shtetërorë nuk janë dakord që ky person të bëhet kryeprokuror, pse ai insiston. Kush po na e mbështetë këtu. Edhe unë nuk kam se si ta kuptojë kështu, përveçse me atë çka ka ndodhur para një viti kur publikisht e pranoi që ja ka hequr urdhër-arrestin Millan Radojiçit.”
Edhe ne lidhje me dialogut Kurti mesa duket nuk ka asnje plan te perparoj duke vendosur ne loje rrugen integruese te qytetareve te Kosoves.
“Po, pas Banjskës duhet drejtësia për Banjskën. Nuk duhet dialogu për Banjskën. E drejtësia për Banjskën fillon me dorëzimin e Milan Radojiciqit. Kjo është shumë e rëndësishme për ne, është e pa kapërcyeshme.”
Ndersa si arsye se pse ende nuk ka shkuar per vizite ne Hage, Kurti ka nxjerr lodhjen e plotesimit te formulareve.
“Unë e kam menduar vizitën në Hagë dhe kamë qenë i interesuar të shkojë, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkojë është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente, formularë ku t’i nënshkruaj në dokumentet e Gjykatës Speciale.”