04:50 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Kush janë gjyqtarët e Gjykatës Speciale që do gjykojnë “krimet e UÇK-së” (EMRAT dhe FOTOT)

17:08 | 07/02/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush janë gjyqtarët e Gjykatës Speciale që do gjykojnë “krimet e UÇK-së” (EMRAT dhe FOTOT)

Gjykata Speciale në Kosovë njofton se janë emëruar 19 gjyqtarët që do të gjykojnë krimet e UÇK-së.

Siipas njoftimit, shefja e Misionit të EULEX’it, Alexandra Papadopolou, i ka emëruar nëntëmbëdhjetë gjykatësit në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtar të Dhomave të Specializuara, kjo në bazë të rekomandimeve të Komisionit Përzgjedhës të pavarur. 

Në këto emërime përfshihen posti i nënkryetarit dhe postet e katër gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësit e emëruar do të jenë të pranishëm në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të Kryetarit, për ushtrimin e detyrave që diktojnë praninë e tyre.

GJYKATËSIT E EMËRUAR:

1. Gjykatësi Keith Raynor – Nënkryetar, Britania e Madhe

Raynor është një avokat nga Mbretëria e Bashkuar dhe është anëtar i 23’të i “Essex Street Chambers” në Londër. Që nga viti 2004, ai ka qenë gjykatës në Gjykatën Mbretërore (incizues) për raste dëgjimore në Midland. Ai ka mbi 20 vjet eksperiencë si një avokat në raste penale. Ai është marrë me rastet e vrasjeve, tentim vrasje, përdhunim, vepra të tjera të rënda seksuale, komplotet e drogës ndërkombëtare, dhuna e lidhur me bandat dhe grabitjet me armë zjarri.

2. Roland Dekkers nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Holandë

3.Anne Power-Forde nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Irlandë

4.Vidar Stensland (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Norvegji

Vidar Stensland është deleguar nga Nordem e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ai ka qenë gjyqtar penal në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ku ai ka punuar në një numër të rasteve penale, përfshirë krime të rënda të luftës, shkruan Gazeta Express.

Një nga objektivat kryesore të punës së Vidar ka qenë gjykimi i rasteve në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, me referencë të veçantë të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut dhe praktikat më të mira evropiane. Pas tri vjetësh në EULEX, Vidar është kthyer në pozitën e tij si gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Halogaland të Norvegjisë.

5.Antonio Balsamo (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, gjykatës zëvendësues), Itali

Balsamo është ekspert gjyqësor në të drejtën europiane, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale. Ai ishte gjithashtu anëtar i Komitetit Shkencor të Këshillit të Lartë të Italisë. Ai gjithashtu mori pjesë, si një konsulent ekspert në projektet e Bashkimit Evropian në lidhje me reformimin e kodit penal të Bullgarisë, si dhe krijimin e prokurorëve nga Zyra për t’u marrë me krimin e organizuar dhe korrupsionin në IRJM dhe trafikimit e qenieve njerëzore në Turqi.

Balsamo është emëruar si anëtar i Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut i EULEX’it nga ana e ushtruesit të detyrës së Shefit të Misionit EULEX më 4 maj 2010. Ai u caktua si kryetar nga kolegët e tij të Panelit më 5 maj 2010.

6.Kai Ambos, Gjermani

I lindur më 29.03.1965 në Heidelberg të Gjermanisë. Ai ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe të Shkencave Politike në Universitetin Albert Ludëig në Freiburg, Gjermani, Oxford, Britani e Madhe dhe Mynih, shkruan Gazeta Express. Ai ka përfunduar doktoratën e tij në Universitetin e Munihut. Ai u mor me ligjin dhe të drejtën penale, ligjit të procedurës penale, kriminologji dhe të drejtën krahasuese ndërkombëtare.

7.Christoph Barthe, Gjermani

8.Michael Bohlander, Gjermani

Para se ta marrë pozitën e gjyqtarit hetues ndërkombëtar, gjyqtari Bohlander ishte bashkëpunëtor gjyqtar hetues dhe kryetar në Shkollën e Drejtësisë Durham e cila u mor me të drejtën Krahasuese Penale Ndërkombëtare. Nga viti 1991 deri 2004 Gjykatësi Bohlander shërbeu si gjykatës i Apelit në çështjet penale dhe civile në gjykatat gjermane, në fazën e tranzicionit, pas bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990. Nga viti 1999 deri në vitin 2001, ai shërbeu si një zyrtar i lartë ligjor i Dhomës Gjyqësore në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë.

9.Emilio Gatti, Itali

10.Nicolas Guillou, Francë

11.Thomas Laker, Gjermani

12. Guénawl Mettraux, Zvicër

Guénawl Mettraux ligjërues në Universitetin e Lozanës (Zvicër), në të drejtën ndërkombëtare. Mettraux vepron si avokat mbrojtës dhe konsulent përpara juridiksioneve penale ndërkombëtare (ICTY, ICC, STL dhe ECCC). Gjatë dekadës së fundit, ai ka përfaqësuar disa liderë të rangut të lartë ushtarak dhe civilë të akuzuar për krime ndërkombëtare. Ai ka këshilluar qeveritë dhe OJQ’të për çështje të ndryshme që lidhen me regjimet rregullatorë, gjykimet penale, legjislacionit dhe drejtësisë tranzicionale, shkruan Gazeta Express.

13.Vladimir Mikula, Republika Çeke

14.Andres Parmas, Estoni

Andres Parmas ka vepruar si Zyrtar i regjistrimit në procedurën penale në kohën kur në krye të Gjykatës së Apelit në Kosovë ka qenë gjyqtar Abdullah Ahmeti.

15.Michèle Picard, Francë

16.Kenneth Roberts, Kanada

17.Charles Smith III, Shtetet e Bashkuara të Amerikës

18.Mappie Veldt-Foglia gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Hagë në Holandë

19.Christine van der Wyngaert, Belgjikë

Baronesha Christine Van den Wyngaert (e lindur më 2 April 1952 Antëerp, Belgjikë), një eksperte penale ndërkombëtare dhe krahasuese e ligjit, ka shërbyer që nga viti 2009 si gjyqtare në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Ajo shërbeu në Dhomën Gjyqësore. Më 8 korrik 2013, Van den Ëyngaert u fisnikëruar nga Mbreti Albert II i Belgjikës si baronesha për shërbimet e saj si gjyqtare. Nga viti 2003 deri në vitin 2005 ajo ishte një gjykatëse në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, dhe nga viti 2000 deri në vitin 2002 një gjyqtare ad hoc në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

 

Etiketa: anetaretGjykata Specialekosoveuck
Pas

“Benzi” përplas këmbësorin në Vlorë, në pranga shoferi

Para

Montazhi që po përhapet me shpejtësi në rrjet, çfarë ndodhi me Edi Ramën dhe Erion Veliajn

Para
Montazhi që po përhapet me shpejtësi në rrjet, çfarë ndodhi me Edi Ramën dhe Erion Veliajn

Montazhi që po përhapet me shpejtësi në rrjet, çfarë ndodhi me Edi Ramën dhe Erion Veliajn

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.