Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka ka komentuar sot zërat kundërshtarë mbi nismën e opozitës për të bllokuar rrugët e vendit. Paloka shprehet se vendi ka nevojë për këto sakrifica të vogla, në mënyrë që të zvogëlohen kostot e keqqeverisjes së Edi Ramës.
Reagimi i Palokës:
Sot rruget do te bllokohen per te pakten dy ore ne te gjithe Shqiperine. Kam degjuar keto dite dhe nga ata qe pyesin ; “cfare taksirati kane njerzit ?” . Kjo ne rastin me te mire eshte driteshkurtesi.
Kushdo qe eshte i bindur se Rama duhet te ike , pasi e ka kuptuar se asnje zgjidhje e permiresim nuk do te kete situata pa largimin e tij, duhet ti bashkohet protestes. Sa me shpejt , aq me pak kosto per te gjithe.
Sakrificat qe kerkohen sot , jane te vogla; nga disa ore ne rruget e bllokuara tek pjesmarrja aktive ne protesten e 11 majit. Sa me shume te zgjase kjo situate , aq me te medha do jene kostot dhe sakrificat. Por te gjitha keto “sakrifica” nuk jane asgje krahasuar me cfare na pret ne se Rama arrin te konsolidoje diktaturen e krimit ne Shqiperi. Kush e ka perjetuar nje here e di qe asnje sakrifice nuk eshte e tepert per ta ndalur.
Kush ka ulur koken perpara rames e pranon skllaverimin , le ta mbaje koken ulur. Sherbetoret dhe ata qe e ngrene zerin ne mbrojtje te Rames se jane te zhytur njesoj si ai, duhen trajtuar njesoj si ai.
Ne te tjeret kemi detyre te shpetojme te ardhmen e femijeve tane e mos te lejojme nje kriminel te cmendur ta shkatrroje.
Kujtojmë se duke nisur nga ora 18 e pasdites së sotme do të bllokohen për rreth dy orë akset e mëposhtme rrugore:
- Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.
- Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik
- Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot
- Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.
- Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades
- Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja
- Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
- Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçes.
- Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .
- Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
- Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.
- Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan
(E.K/FAXWEB.AL)