Gazetari Flamur Vezaj ka qenë dëshmitar i një grabitjeje të ndodhur së fundi në një bankë në Boston të SHBA-ve.
Ai ka treguar përmes disa fotove reagimin e menjëhershëm të strukturave të sigurisë në qytet, që kanë bërë të mundur rrethimin e të gjithë zonës, si dhe monitorimin e grabitësit me tre helikopterë.
Po ashtu ai ka treguar sesi vetë qytetarët kanë ndërhyrë që të ndalonin autorin e grabitjes, ndërsa ironizon situatën me Shqipërinë, ku vetëm pak javë më parë u grabitën në Rinas më shumë se 6 milion euro.
Reagimi i plotë i Vezajt:
Hajduti dhe shteti!
Ky qe shikoni ne foto sot grabiti nje dege banke me arme dhe u largua por duke u ndjek nga policia! Ne ikje e siper nje kalimtare i rastesishem e godet duke ia humbur ekuilibrin dhe canta qe kishte vjedhur i ra nga duart dhe vazhdoi arratisjen!
Por ajo qe me beri pershtypje eshte fakti se grabitesi tenton te ndalet nga kalimtari, policia publikoj foton e tij brenda pak minutave duke kerkuar ndihme nga qytetaret dhe ajo me interesantja ishte fakti se policia i beri thirrje qytetareve te zones te rrine mbyllur ne shtepi dhe te gjithe vendet publike (dyqane etj) u vendosen nen kontroll nga stafi i sigurise per te mos lejuar hajdutin qofte te strehohet apo edhe te marr ndonje peng gjate arratisjes! Vec bllokimit dhe kontrollit te zones ku ndodhi grabitja 3 helikopter po monitoronin zonen!
#Ouuu me falni se ju lodha, kot edhe une cfare krahasimi desha te bej
P.S. foto e bankes nga jashte jane te miat se me ndjekin vendngjarjet te komenti pare videon.
(E.K/FAXWEB.AL)