23:44 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Kuvendi rihap garën për anëtarët e KLGJ dhe KLP, ja dokumentet dhe afatet e dorëzimit të kërkesës

19:02 | 17/03/2017
në Politikë, Te Fundit
0
Kuvendi rihap garën për anëtarët e KLGJ dhe KLP, ja dokumentet dhe afatet e dorëzimit të kërkesës

Kuvendi i Shqipërisë ka rihapur  garën dhe u ka bërë thirrje kandidatëve të shoqërisë civile që të aplikojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ0 dhe atij të Prokurorisë (KLP), në kuadër të reformës në drejtësi.

Në faqen zyrtare të Kuvendit janë publikuar kriteret dhe dokumentacionet që duhet të plotësojnë të gjithë të interesuarit.

Afati i dorëzimit të dokumenteve është 1 prilli, ndërsa kërkesat duhet të dërgohen në adresën [email protected].

Kriteret për kandidatët e rinj të shoqërisë civile për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor
Bazuar në nenet 55 dhe 276 pika 8 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit me vendimin nr. 3, datë 17.03.2017, rishpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga kandidatët e rinj të shoqërisë civile për vend vakant për një anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile.

Njoftohen anëtarët e organizatave të shoqërisë civile që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të KLGJ dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në nenin 54, pika 2 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës 1 Prill 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.

Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin, të paktën, dokumentet e mëposhtme:
a) jetëshkrimin e përditësuar;
b) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
c) formularin e vetëdeklarimit sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
ç) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

d) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi sekret;
dh) çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 54, pika 2 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Ka të drejtë të kandidojë çdo anëtar i organizatës së shoqërisë civile që plotëson kushtet e nenit 54, pika 2 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe që siguron mbështetjen e së paku tre organizatave të shoqërisë civile, që punojnë në fusha të lidhura me sistemin e drejtësisë ose të drejtat e njeriut.

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected], si dhe në adresën postare të Avokatit të Popullit: Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë.

Kriteret për kandidatët e rinj të shoqërisë civile për anëtar të Këshillit të Prokurorisë
Bazuar në nenet 153 dhe 279 pika 8, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, me vendimin nr. 3, datë 17.03.2017 rishpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga kandidatët e rinj të shoqërisë civile për vend vakant për një anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile.

Njoftohen anëtarët e organizatave të shoqërisë civile që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në nenin 152, pika 2, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës 1 Prill 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.

Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin, të paktën, dokumentet e mëposhtme:
a) jetëshkrimin e përditësuar;
b) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
c) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
ç) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

d) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi sekret;
dh) çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 152, pika 2, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Ka të drejtë të kandidojë cdo anëtar i organizatës së shoqërisë civile që plotëson kushtet e nenit 152, pika 2 të ligjit (cituar më sipër) dhe që siguron mbështetjen e së paku tre organizatave të shoqërisë civile, që punojnë në fusha të lidhura me sistemin e drejtësisë ose të drejtat e njeriut

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected], si dhe në adresën postare të Avokatit të Popullit:Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë  (M.D/ Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: KLGJKLPkuvendi
Pas

Qeveria e përgjumur, Shqipëria rrezikon 141 milionë euro nga arbitrazhi

Para

Basha zyrtarëve të BE: Hapni sytë, Xhafaj ministër, akt lufte (VIDEO)

Para
Basha zyrtarëve të BE: Hapni sytë, Xhafaj ministër, akt lufte (VIDEO)

Basha zyrtarëve të BE: Hapni sytë, Xhafaj ministër, akt lufte (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.