Publikohet edhe foto e 20 vjeçarit i cili gjatë operacioni në Lezhë, qëlloi policin Nikolin Gjergji.
Forcat ‘ RENEA’, janë detyruar ta plagosin të riun. Prej disa minutash ai qëndronte i fshehur në zonën e ‘’Dukagjinit të Ri’’, ndërkohë që policia i ka bërë thirrje të dorëzohet.
Me thirrje nga Toka dhe ajri ata i kanë kërkuar autorit të dorëzohet, po ai nuk i është bindur thirrjes së policisë. Kjo i ka detyruar ata të qëllojnë drejt tij duke e lënë të plagosur. Emri i tij është Aldo Lleshaj, 20 vjeç.
Ndërkohë që u bë transportimi i tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjendet dhe efektivi i plagosur i policisë.
Në ambjentet e Spitalit të Traumës ka mbërritur më parë dhe ministri Tahiri i cili ka vizituar efektivin e plagosur. Tahiri ka qenë i shoqëruar nga drejtori i policisë Haki Cako. (MD/SHUPLAKA)