Sali Berisha, nga qyteti i Krujës, pas prezantimit të kandidateit të Primareve, Agron Lokës për Kryebashkiak, u rikthye dhe një herë për të folur për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai risjell një nga çështjet më të komplikuara për qeverinë, hetimi i McGonigal, që sipas Berishës është korruptuar prej Edi Ramës me qëllimin për të asgjësuar PD-në. Ai githashtu falenderon Sabah Shetën që u tërhoq nga gara nën emrin e PD-së së Alibeajt duke i lënë alternativat vetëm në një nga opozita. Sakaq, kjo që Shqipëria është duke kaluar, sipas kreut të PD-së është një monizëm edhe më i keq se ai i pari. Për më tepër ai denoncon se kryeministri Rama është duke bërë një gjenocid, nga shqiptarët mbi shqiptarët, sepse vetëm kështu shpjegohet shton më tej Berisha, largimi i 35% të popullatës brenda tetë viteve.
Berisha: Korruptoi, një nga zyrtarët e FBI-së për të asgjësuar opozitën. Qëllimi ishte shkatërrimi i saj për të qenë e dobët në zgjedhje. Rama dështoio në këtë vepër makabre, sepse për ju idealet demokratike janë më të larta, se për ju monizmi është një katastrofë kombëtare. Falenderoj nga zemra Shetën, demokratët që sot jemi të bashkuar, jo se s’kemi kundërshtira me njëri tjetrin, po geni ynë është demokracia dhe kundër monizmit. Garantoj çdo demokrat se partia e tyre do mbetet partia e mendimit të lirë, të hapur. Aty ku ndahet pluralizmi me monzimin, ndahet demokracia me dhunim e saj, ndaj bashkohemi sot, çdo demokratë, ftoj këtu çdo socialist të ndershëm. Monizmat ajnë katastrofat më të mëdha që kanë njohur kombet dhe ne jemi monizëm. Nuk ka të këqija më të rrezikshme se ato që të kapin gradualisht. Ne demokratët kemi përgjegjësinë tonë, sepse bojkotuam zgjedhjet lokale, ia dorëzuam me zarf Edi Ramës pushtetin në 61 bashkitë e vendit. Sanksionuam në statut që nuk mund të bojkotohen zgjedhjet. Edi Rama bëri gjithçka e shtyu vendimin 3 ditë paars fushatës. Do marrim pjesë në zgjedhje dhe do fitojmë. Miqtë e mi duhet të bashkohemi me çdo shqiptar që ndien minimumin e dashurisë për këtë vend. Ndofta që kur është themeluar ky shtet deri sot, Shqipëria nuk ka patur ëm shumë nevojë se një grimcë dashuri nga ne, kurrë ndonjëherë nuk është shkretuar me shpejtësi të rrufeshme si në këto 8 vite, nuk ka humbur në 8 vite 35% e popullatës së saj, kurrë ndonjëherë nuk aka humbru ënë Evropë 937 mijë shqiptarët nga të cilat 80% nën 30 vjeç. Gjëma e këtij vendi nëse do ët kishte vaje do të lemeriste dheun, Shqipëria ka një apel për çdo qytetarë të mos e braktisë. Kishte ardhur në Parlament ligji për të larguar me radhë të gjithë, ky është gjenocid i kryer nga shqiptarët mbi shqiptarët, ne koventën e OKB gjenocid konsiderohet akti kur ti krijon kushte të llogaritshme për largimin e tjetrit. Çdo shoqëri ka shtresën e mesme, jetike që i shërben shoqërisë. Nëse ti e përzë, çfarë ndodhi me mjekët, para dy vitesh 4100 mjekë kanë ikur nga Shqipëria, Edi Rama i thoshte 420 presin të fillojnë punën. Jemi mjek për frymë sa në 60. Kemi shërbmin shëndetësor në Tiranë, të 10 më të keq në botë. Ligji për korsinë e shpejtë në shërbimin shëndetësor, nuk akt diskrimin më çnjerëzor. Këto janë larguar nga qytetari me kryeministri të tëra. E bën ai që premtoi shëndetësi falas, tani thotë për ata që paguan.