Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës, ku një automjet tip “Benz”, ka përplasur një efektiv policie.
Drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë që polici i lënduar është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit.
Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetiomr dhe policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Po punohet gjithashtu për identifikimin e shoferit të mjetit tip “Benz” si dhe kapjen e tij.
Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 21.01.2021, rreth orës 18:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.