Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes, si pasojë e të cilit dy persona kanë humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Krutë, në fshatin Gurrëz i Vogël, ndërkohë nuk dihet ende identiteti i viktimave.
Njoftimi:
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”, automjeti tip “Reno“, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)