Gjendet në bregun e Delisufit një mjet lundrues tip gomone, e cila dyshohet se është përdorur për transportimin e 50 shtetasve sirianë në drejtim të Italisë.
Gomonia ka dalë në bregun e Adriatikut, dyshohet si pasojë e baticës, ndërkohë që mendohet të jetë e njëjta gomone që u braktis në det në datën 8 janar, pasi u shpëtuan shtetasit sirianë.
Me këtë mjet do të transportoheshin drejt Italisë 50 sirianë, një pjesë e të cilëve pësoi lëndime në det, për shkak se gomonia u përfshi nga flakët, pas motit të trazuar.
Për ngjarjen derimë tani janë vënë në pranga 3 persona, përfshirë dhe një të ri i identifikuar si Emiljano Likaj që dyshohet se ka qenë drejtuesi i gomones.
(E.K/Faxweb.al)