Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur ne aksin Korçë-Voskopojë
Sipas informacioneve paraprake nje mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe bëhet me dije se është një i plagosur
Njoftimi i Policisë:
Më datë 20.02.2020, në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Voskop, shtetasi M. M., rreth 24 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Lancia”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit, u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
R.G/FAXWEB.AL
Discussion about this post