05:08 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama flet për herë të parë për Reformën Zgjedhore: Pse dështoi teknologjia në zgjedhje, koha fluturoi duke pritur opozitën

13:28 | 04/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama “fshihet” pas ambasadorit Lu: Po të ishte e vërtetë, ai do kishte folur…

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend duke folur për Reformën Zgjedhore, dhe përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Rama tha se largimi i opozitës nga Kuvendi solli zvarritjen e procesit, dhe tani nuk ka më kohë që teknologjia të aplikohet në të gjithë vendin në zgjedhjet e ardhshme.

Pjesë nga fjala e Ramës: Që pas zgjedhjeve të 2017 ne kemi kërkuar realizimin e Reformës Zgjedhore, dhe unë e kam thënë që atëherë që nëse duam të përfshijmë elektronikën në zgjedhjet e ardhshme, duhet të ishim angazhuar menjëherë, pasi është një sistem që kërkon kohë për tu vënë në përdorim.

OHDIR nuk ka qenë asnjëherë entuziast për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, për të gjithë kërcënimet që dihen për futjen e saj. Nëse teknologjia futet në zgjedhje ajo duhet që të jetë me faza, dhe jo menjëhëerë, që tiu jepnim mundësi të gjithë njerëzve që të kishin në dispozicion dhe teknologjinë.

Prandaj kemi angazhuar një proces të tërë edhe të eksperimentimin të teknologjisë, duke krijuar në selinë e PS-së qendra votimi, për të parë reagimin e shtresave të ndryshme në raport me teknologjinë. Dhe e gjithë puna e bërë na ka treguar se futja e teknologjisë ofline, është e mundur, dhe mund të sjellë lehtësira jo të vogla në raport me nevojat që ne kemi. Kërkuam që kjo të fillonte me zgjedhjet lokale të 2019-tës me një projekt pilot në një apo dy zona, dhe më pas të nxirrnim konkluzione, që më pas të bënim shtrirjen e tij në të gjithë vendin.

Kjo nuk ndodhi për shkak se axhenda ishte dhe është tjetër e opozitës, koha vrapoi, dhe siç ndodh zakonisht kur ne jemi në metrat e fundit të marrjes së një vendimi të rëndësishëm në BE, dhe ka një të mirë, që edhe pse ne mund ti gjenim votat në këtë Kuvend, pa pritur asnjë lloj autorizimi nga ana që braktisën Kuvendin, ne nuk e bëmë këtë, duke shtyrë më shumë se një herë afatet.

Në çdo vend nuk ndodh që mazhoranca që ka votat në Kuvend ta bëjë Reformën me konsensus, Greqia ndryshoi një sistem të gjithë pa pyetur fare opozitën.

Opozita këtu përdori qarqe të caktuara në Bundestag, që të fuste konsensusin me opozitën si një kusht për Reformën Zgjedhore. Kushti ka qenë i qartë që askush të mos e marrë peng Reformën Zgjedhore, dhe u tha se ajo duhet që të jetë sipas rekomandimeve të OSBE-Ohdir, dhe të votohej në Kuvend, edhe pse ata të tjerët ishin larguar nga Kuvendi.

Reforma ishte gati që në fundin e vitit të kaluar, pas një pune të madh të bërë nga ekspertët tanë, por edhe pse i kishim votat ne preferuam që të presim. Vazhdoi puna dhe ne vendosëm një afat të ri që ishte 31 Maji, që nuk solli rezultat. Më vjen shumë keq mua personalisht, që në vitin 2020 ka ende nevojë që ambasadorët tëhyjnë në mes dhe të bëjnë përkthyesin shqip-shqip, kjo mjafton për të treguar stadin adoleshent që ka politika shqiptare, dhe për liderë që nuk kanë kurajo, që gjërat që kanë interes të përbashkët për vendin të bëhen jashtë interesave partiakë.

Është një fatkeqësi që tregon shumë fare, dhe nuk i kam kërkuar unë ambasadorët, por duke qenë se të tjerët e kishin të pamundur që të uleshin në tavolinë mes shqiptarëve, unë u jam mirënjohës ambasadorëve që kanë dalë nga mandati i tyre, duke qenë se e shohin si po luhet ping pongu shqiptar. Mbetet me vlerë që së paku diskutimet bëhen me dëshmitarë, dhe kur të tjerët marrin emaile dhe sms të pafundme gjysmë gënjeshtrash nga selia e opozitës këtu, në selitë më të larta, të paktën të kenë mundësinë që ta verifikojnë burimin duke folur me përfaqësuesit e tyre. (E.K/Faxweb.al)

Pas

Meta letër Ruçit pasi i kërkoi emrin për kreun e KLSH-së: Po më bëhet presion politik për kandidatura siç i do mazhoranca

Para

“Nuk i kam kërkuar unë, s’kemi nevojë për përkthyes shqip-shqip”, Rama flet për ambasadorët: Kanë dalë jashtë mandatit të tyre, panë se luhej ping-pong

Para
Pas Ramës, edhe Basha i përgjigjet Yuri Kim për ‘marrëveshjen e fshehtë’: Kujt i shërbejnë ndryshimet në reformën në drejtësi

"Nuk i kam kërkuar unë, s'kemi nevojë për përkthyes shqip-shqip", Rama flet për ambasadorët: Kanë dalë jashtë mandatit të tyre, panë se luhej ping-pong

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.