Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e 4 tetorit në Ish-Bllok ku mbetën të vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljo Hato dhe Ervis Martinaj.
Policia ka shpallur në kërkim biznesmenin Eldi Dizdari, i cili dyshohet se është dhe personi kyç në ngjarjen e ish-bllokut.
Biznesmeni dyshohet se ishte ne konflikt me Ervin Maten partnerin e Elvana Gjates kengetare e njohur per shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi të konsiderueshme kokaine.
Sipas informacioneve të ardhura në prokurori nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit per këtë ngarkesë dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj i cili eshtë edhe një nga dy të plagosurit në lokalin Monopol ku ndodhi ngjarja.
(B.H/Faxweb)