Një person në Vlorë është futur para pak minutash në një lokal në zonën pranë postës së Vlorës dhe ka qëlluar me kallashnikov, raporton ‘Fax News’.
Fatmirësisht nu ka të plagosur apo viktima edhe personi në fjlaë, ende i paidentifikaur ka qëlluar brenda. Mësohet Se në lokal ka patur shumë njerëz dhe pasi ka qëlluar vetëm 1 herë, kanë arritur ta neutralizojnë, ndërsa policia e ka arrestuar duke i sekuestruar dhe armën. Nuk dihet ende objektivi i autorit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 18.05.2018, rreth orës 17:39, në vendin e quajtur “Sahati”, shtetasi Besmir Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka shtënë një herë me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali.
Nga e shtëna nuk ka të lenduar.
Reagimi i menjëhershëm i policisë vendore, ndihmuar dhe nga shtetasit e pranishëm në lokal kanë bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e shtetasit Besmir Gj., i cili tashmë ndodhet në ambientet e DVP. Vlorë, për veprimet e mëtejshme hetimore.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post