Kreu i qeverisë Edi Rama ka dalë në një video live nga kryeministria, që sipas të cilit sot në masën më të madhe është e boshatisur, për shkak se punonjësit po punojnë nga shtëpia.
Rama tha se Vali Bizhga ka menduar që, kreu i qeverisë të mbajë disa masa vetëizolimi, me qëllim që të shmangi çdo rrezik nga koronavirusi.
“Një ditë e zakonshme pune që duket si e dielë në këtë godinë që jemi mësuar të punojmë pa pushim dhe pa orar, shumica sot punojnë nga shtëpia. Me urdhër nga Vali, që është eksperte e shëndetit publik, të cilën kam fatin ta kem në krah si shefe kabineti prej 6 vitesh, për mua nuk ka më dalje jashtë zyre, asnjë kontakt më shumë se dy metra, ka kërkuar nga unë që ti ruhem puthjes nga koronavirusi. Kjo është një gjendje e çuditshme, por duhet të ruhemi që të mos bëhemi përçues të të afërmit”, u shpreh Rama.
Rama tha se të gjithë personat që kanë ardhur nga Italia duhet të vetëkarantinohen, në të kundërt do të përballen me një gjobë prej 5 mijë eurosh.
Kryeminsitri tha se nga nesër do të dalë në rrugë policia dhe policia ushtarake, në mënyrë që të vëshgojë këdo që thyen masën e vetëkarantinimit.
Rama tha se koronavirusi është një armik që luftohet me qetësi, dhe me zbatimin e të gjitha rregullave.
“Postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do të verifikojnë nëse ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit të cilët ndalohen të dalin nga shtëpia. Nga nesër kush prej tyre do të kapet në rrugë, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë. do të ndalohet të largohet nesër në Itali pas ikjes së epidemisë nëse nuk do të ketë paguar gjobën.
Ju kërkoj shumë ndjesë është një masë që në kushte normale do të ishte absurditet, nuk do doja kurrë t’ua kërkoja këtë, por kjo nuk është një kohë normale, futeni në kokë, është një kohë lufte me një armik që nuk duket por është rreth secilit prej nesh. Do ta kalojmë siç klauam tragjedinë e 26 nëntorit ku dolëm më të fortë”, tha më tej kreu i qeverisë.
(E.K/Faxweb.al)