Teksa afati përfundon ditën e diel, Partia Demokratike ka çuar në KQZ emrat e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit.
Lista me emrat e anëtarëve të KZAZ-ve mban firmën e Flamur Nokës.
Ndërkohë që KQZ-ja do të shprehet me vendim kur të dorëzojë listën me emra dhe grupi i Alibeajt. PS pritet të dorëzojë nesër listën e saj.
Vetëm pak ditë më parë Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se në momentin që do të vijnë propozimet për anëtarë të KZAZ do të vlerësohet legjitimiteti i atij personi që në emër të PD paraqet këto propozime.