Covid 19 ka shënuar rastin e parë edhe në qytetin e Sarandës, që derimë tani kishte qenë i paprekur. Mësohet se rasti i parë pozitiv është një shtatase nga Ukraina, e cila ka ardhur për pushime në Sarandë fundjavën e kaluar.
Mësohet se shtetasja që ka rezultuar pozitive kishte 7 muaj që jetonte në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera. Bluzat e bardha, si dhe efektivët e policisë së Komisariatit Sarandë, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.
Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme janë zbuluar dhe 4 raste të reja me Covid 19 në qytetin e Lushnjes, që ishte kthyer në një zonë të gjelbër, me asnjë rast të ri, dhe me të tjerë persona që tashmë ishin shëruar nga Covid 19. (Lexo edhe ketu)
Rastet pritet të konfirmohen në deklaratën e përditshme që bën Ministria rreth mesditës. Jugu i vendit ka qenë i praprekur derimë tani, po duket se me hapjen e sezonit turistik, raste do të importohen edhe atje, ndërsa shpresojmë që ato të jenë sporadike. (E.K/Faxweb.al)