Ka ndërruar jetë në spital 60-vjeçari Ilir Ruco që u godit me thikë mesditën e kësaj të hëne në zonën e ‘Pazarit’ në Gjirokastër.
Bëhet me dije se viktima ka ndërruar jetë në reanimacion pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë në polici është shoqëruar autori i ngjarjes, Afrim Nazifi 57-vjeç. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.
(R.G/Faxweb,al)