Papa Francesku ka ndërruar jetë sot, më 21 prill 2025, në orën 7:35 të mëngjesit, sipas njoftimit të kardinalit Kevin Ferrell, kamerleng i Vatikanit.
Ai vdiq në Vatikan pas një periudhe të gjatë sëmundjeje. Në deklaratën e tij, kardinali Ferrell nderoi jetën e Papës, duke theksuar përkushtimin e tij të palodhur ndaj shërbimit të Zotit dhe Kishës Katolike.
Vdekja e Papës Francesku shënon fundin e papatit të tij dhe fillimin e procesit të zgjedhjes së një Papa të ri.