Fax News bën me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë në hidrocentralin e Moglicës se inspektori Leonard Çela 45-vjeç ka humbur jeten pasi ka rënë nga një lartësi e madhe.
Mësohet se Çela monitoronte punimet ndërsa ka qenë i hipur në një shkëmb ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë duke marrë plagë të rënda në trup dhe kokë.
Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Gramshit por nuk ka mundur të mbijetojë.
(E.L./Faxweb)