Fax News bën me dije se kompania e fluturimeve Fly Ernest e ka shtyrë orarin e fluturimit Rinas-Verona nga ora 21:00 e mbrëmjes së sotme, siç u lajmëruar nga shtyrja e parë, në orën 24:00.
Mësohet se rreth 70 pasagjerë të kësaj linje e blenë biletën e fluturimit për në orën 07:05 të mëngjesit të 28 prillit por u është lajmëruar fillimisht se fluturimi është shtyrë për në orën 21:00.
Tani bëhet me dije se ka një shtyrje të dytë të fluturimit për në orën 24:00.
Mësohet se Kompania Fly Ernest nuk u ka dhënë asnjë shpjegim udhëtarëve për këto ndryshime orari të udhëtimit, ndërkohë që 70 udhëtarëve po u duhet të presin gjithsej 17 orë për nisjen e fluturimit. Ata janë kanë reaguar me indinjatë.
(E.L./Faxweb)