Kryeministri Edi Rama feston nesër ditëlindjen e tij të 58-të, e cila pritet që ta gjejë jashtë Shqipërisë dhe larg familjes së tij. Kjo pasi Rama ndodhet në një vizitë në Hollandë, ku gjatë duitës së nesërme do të ketë një takim dhe me kryeministrin Mark Rutte.
I pyetur në një bashkëbisedim në Amsterdam, ku në publik kishte dhe shqiptarë, se çfarë dhurate do të donte nesër, Rama tha se ky nuk ishte qëllimi i tij.
“Na vutë në pozicion të keq si shqiptarë, holandezët do e mendojnë sikur ne duam dhurata. Jo nuk kërkojmë dhurata. Nuk e di. Një gjë është e sigurt do jetë një ditëlindje e paharrueshme se në vend se të jem me familjen time në shtëpi, do jem vetëm për vetëm me Mark Rutte.
Hera e dytë që kam ditëlindjen kështu, kam qenë njëherë me Angela Merkel në Elise dhe gjithë Ballkani ishte aty dhe përfundoi duke më kënduar të gjithë Gëzuar Ditëlindjen. Këto janë ato të mirat efektet e mira anësore të të qenit politikan”, tha Rama.