02:37 | 26/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Plagosja e dy policëve në Kosovë, i përfshirë dhe ish-kryekomunari, reagon ministri i brendshëm

22:28 | 03/07/2022
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plagosja e dy policëve në Kosovë, i përfshirë dhe ish-kryekomunari, reagon ministri i brendshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka quajtur të patolerueshëm sulmin ndaj dy policëve të cilët mëngjesin e së dielës mbetën të plagosur.

Sveçla, përmes një shënimi në Facebook, lidhur me përleshjen e Nuredin Lushtakut, ish-kryekomunar në Kosovë, me dy policë, ka thënë se ky është sulm jo vetëm ndaj zyrtarëve policorë por edhe ndaj rendit të Republikës.

“Sot publiku i gjerë në Kosovë ishte dëshmitar i një sulmi të paprovokuar dhe të rëndë ndaj institucionit të Policisë. Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e Republikës”, ka shkruar Sveçla.

Teksa i ka uruar shërim dy të plagosurve, ministri Sveçla ka theksuar se posa të kthehet nga Brukseli ku edhe po qëndron për vizitë zyrtare, do t’i vizitojë të lënduarit.

“Mbes i bindur se nuk ka asgjë që mund t’i zmbraps ata dhe kolegët e tyre nga misioni që ia jep detyra e vullneti”, shtoi ai.

Po ashtu, ai ka shtuar se pret nga organet e rendit që të marrin masa.

“Unë, por dhe të gjithë qytetarët presim që organet e drejtësisë të marrim masa, sipas ligjeve në fuqi dhe paekuivoke për sulmuesit”, potencoi ministri.

Avokati i Nuredin Lushtakut, Artan Qerkini, e ka konfirmuar se klienti i tij, ish-gjenerali Lushtaku, është liruar nga stacioni policor pas intervistimit për dyshimet se mund të ishte i përfshirë në plagosjen të dy policëve të Kosovës.

Etiketa: kosoveSvelca
Pas

Larg familjes, Rama zbulon se me kë do ta kalojë ditëlindjen: Do të jem vetëm për vetëm me…

Para

Nëse u përkisni këtyre 3 shenjave, marrëdhënia juaj mund të marrë fund në korrik

Para
Nëse u përkisni këtyre 3 shenjave, marrëdhënia juaj mund të marrë fund në korrik

Nëse u përkisni këtyre 3 shenjave, marrëdhënia juaj mund të marrë fund në korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës (VIDEO)

Shoferin e dehur e zuri gjumi në timon dhe vrau policin që shkoi ta zgjonte

DASH: Rusia ka treguar se nuk është një partner i besueshëm

Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është urgjente

Sfidat e Kosovës përballë Serbisë dhe Shqipërisë!

Librazhd/ Përplasen mjetet e drejtuara prej dy të rinjve

Përtej dhimbjes për ushtarin dëshmor të Kosovës!

I dënuar në burgun e Beratit, vdes 57-vjeçari gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës

Prokurori Abazi: Të arrestuarit në Banjskë, “shtetas të Serbisë”

Lajçak takim urgjent me Escobarin dhe këshilltarët e Scholzit, Macronit, Melonit: Konsultime intensive për Kosovën

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.