Për Fax News, lidhur me ndikimin e komunitetit LGBTQIA+, Dorina Mema u bëri thirrje shqiptarëve të qëndrojnë bashkë dhe të mos lejojnë askënd të dëmtojë kodin familjar shqiptar. Ajo tha se ne duhet të qëndrojmë prindër të Zotit dhe jo prindër me iluzione.
Dorina Mema:
Ne duhet të jemi bashkë për ta kapërcyer këtë sprovë, sepse politikat e jashtme po na vështrojnë, por edhe djalli po na vështron edhe do qesh me ne nëse dorëzohemi. Ne duhet të qëndrojmë dhe ta kapërcejmë pa sulmuar komunitetin LGBTQ, t’u japim lirinë dhe të qëndrojmë të fortë me këtë kod familjar që kemi, me këtë respekt të komuniteteve fetare dhe paqe. Ne duhet të qëndrojmë prindër të Zotit dhe jo prindër me iluzione se dy meshkuj kanë të drejtë të marrin një fëmijë nga një nënë tjetër dhe ta rrisin atë dhe ccfarë bëjnë ata është e pakontrollueshme dhe kjo është fatkeqësi.