12:13 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Leksioni i demokracisë që vjen nga komunistja Mogherini!”, gazetari komenton ‘joshjen’ që iu bë Dules

10:00 | 13/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Leksioni i demokracisë që vjen nga komunistja Mogherini!”, gazetari komenton ‘joshjen’ që iu bë Dules

Ditën e djeshme deklarata e Dules se i ishte kërkuar të hynte në zgjdhje nga një diplomat i huaj ka ngjallur mjaft reagime.

Kjo deklaratë u komentua edhe nga kreu i opozitës Basha duke e konsideruar këtë një tentativë për të krijuar një opozitë dhe për të justifikuar mbajtjen e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër mbrëmë në darkë në një deklaratë të tyre të përbashkët Mogherini dhe Hahn deklaronin se opozita duhet t’i japë fund bojkotit dhe të rikthehet në Parlament.

Në kuadër të këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe gazetari Armand Maho duke u shprehur se leksioni i demokracisë na vjen nga komunistja Mogherini.

Ai e cilëson të papranueshme këtë ndërhyrje të ndërkombëtarëe për demokracinë e vendit tonë.

SHKRIMI I ARMAND MAHOS:

Leksioni i demokracise qe vjen nga komunistja Mogherini!

Mogherini perpara se te jape leksione demokracie, duhet te jape shpjegime ne lidhje me takimet dhe intrigat e nepunesit te zyres se saj qe rekomandonte deformim sistemi. Po po, deformim sistemi, vjedhje te 600 mije votave nga opozitat e emeruara. Nje veprim qe rrezikon te na coje ne kohen e qoftelargut. Ne rast se Mogherini ka ndonje nostalgji te fshehur te rinise se saj si antare e partise komuniste ne lidhje me diktaturat, kete ben mire tja rekomandoje vendit te saj Italise, nje vend me shume komuniste por qe komunizmin se ka provuar kurre.

 Dje kur beri sherbimin e radhes, duhet te qartesonte pozicionin e saj per sherbimin e jashtem te BE ne raport me vendin tone. Pra, nuk po i kerkohet te qartesoje kritikat qe i kane ardhur jo pak here per misionet e saj ne vendet e azise qendrore, per PR qe i ben ne BE lidereve aitoritariste nga Kazakistani, Azerbajani apo per qendrimet e dyzuara krah Rusise ne rastin e Krimese. ( per cudi dhe ne keto vende po behet e reforme drejtesie identike me ate qe po tentohet te behet ketu).

Spo i kerkojme te sqaroje pozicionin as per lidhjet e shkurtra te saj me kompanine e lobimit te Tony Bler, Romano Prodit dhe Shrojderit qe i kane fort per zemer udhetimet luksoze qe u paguhen nga diktatoret e ketyre vendeve . Bleri psh nuk ben vetem konsulencen e Rames por dhe te Alyevi te azerbaxhanit qe ka qe nga viti 1992 president atje dhe akuzohet nga opozita per autoritarizem dhe manipulim zgjedhje pas zgjedhjesh. Te gjithe keta paguajne milione euro per te zbardhur imazhin e tyre te nxirosur ne Bashkimin Evropian, dhe kete e bejne nepermjet misoneve te Mogherinit, apo vlahutinve qe kane atje. Ne spo i kerkojme keto se jane probleme te atyre vendeve.

Ne i kerkojme te na shpjegoje zellin e tepruar te te perzgjedhurve te saj per vendosjen e autoritarizmit ne kete vend, nepermjet sjellejeve aspak dinjitoze qe shfaqin, jo si zyrtare te BE po so matrapaze te rendomte. Me takime skuthash, qe kerkohen te mbahen “konfidenciale”. Eduard Auer vartesi direkt i saj mesohet te kete thene se Brukselit nuk i intereson si behen zgjedhjet! Kush eshte Brukseli ne kete rast a ben ta dijme? Mogherini?

Parlamenti Evropian kush? Pse nuk dalin hapur te bejne thirrje qe t’i vidhen votat njeres pale? Me cfare syzesh e sheh ky organizem situaten ketu! Pra shoqja Mogherini pajtohet me tonelatat e droges qe hyjne nga Shqiperia ne vendin e saj te lindjes? Ne rast se eshte keshtu atehere parimet mbi te cilat eshte ngritur Bashkimi Evropian kane marre ropullimen. Ne rast se Mogherini e te tjere nuk pyesin per demokracine, apo kapjen e sistemit sepse e shohin Ramen si nje Alyev te Azerbaxhanit, apo Nazarbayev te Kazakistanit (edhe ky qe nga viti 1990 ne pushtet), atehere problemi eshte i saj. Nostalgjine e rinise, per diktaturat komuniste nuk ka pse e ngaterron me detyren e saj ne BE.

Aty ajo eshte per te garantuar qe sistemet demokratike nuk preken, qe vendet aspirante per te hyre ne BE nuk duhet te jene vende qe vuajne nga trafiku droges, autoritarizmi, deformimet zgjedhore, korrupsioni, shkelja e te drejtave te njeriut e keshtu me radhe. Por keto parime Mogheri-ni, Vlahuti-ni dhe gjithe te tjeret qe sot drejtojne ate organizem te zhytur ne batak e korrupsion e lexojne me syzet e manifestit te komunizmit. Kjo eshte arsyeja se perse nje ide brilante sic ishte bashkimi i tregjeve, politikave dhe kufijve po e braktisin gjithnje e me shume vende. Kjo eshte arsyeja se perse sot BE eshte me e dobet dhe e pafuqishme se kurre me pare. Keta jane ata qe po fundosin te ardhmen e saj…. e ne rast se per te hyre ne evrope kerkohet qe qofte dhe pjeserisht te kthehet nje kohe e harruar tashme, faleminderit por me mire te qendrojme ketu ku jemi! (E.K/SHUPLAKA)

Gazetari Armand Maho

 

Etiketa: armand mahofrederika mogherinigazetari
Pas

Arrestohet fansi i “i çmendur” i Luana Vjollcës (FOTO)

Para

VENDIMI I QEVERISË/ Rruga e Arbrit do të jetë me pagesë, zbulohet tarifa për çdo makinë

Para
VENDIMI I QEVERISË/ Rruga e Arbrit do të jetë me pagesë, zbulohet  tarifa për çdo makinë

VENDIMI I QEVERISË/ Rruga e Arbrit do të jetë me pagesë, zbulohet tarifa për çdo makinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, raportohet për disa të plagosur

“Trafik” në malin Everest, qindra aplinistë në radhë për të arritur në majën më të lartë në botë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin në Gramsh, dalin rezultatet e analizave! Vezët të kontaminuara me salmonelë

Netanyahu pranon planin amerikan për armëpushim në Gaza, Hamasi shqyrton propozimin e të dërguarit të Trump

Fier/ Zbulohet dhe asgjësohet një plantacion me 1000 fidanë kanabis, në pranga 63-vjeçari

Vuçiç akuzon Perëndimin: Po hesht për ngjarjet në Kosovë

Ngërç në bisedimet e paqes, Zelensky akuza Moskës: Po mashtrojnë! Askush nuk e ka parë memorandumin që premtuan

Operacioni “Seria” në Kavajë/ Përfundon në pranga 33-vjeçari për disa vjedhje dhe posedim droge

I prenotuan të këndonin në një lokal, por në fakt lokacioni ishte tokë e zbrazët! Si u vra grupi muzikor nga karteli kriminal meksikan

Shtetet e Bashkuara duan të revokojnë vizat për studentët kinezë, rregulla më të ashpra për ata të lidhur me Partinë Komuniste. Revoltohet Pekini: Diskriminim!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.