Ermir Lenjani ndihet mirë te Sioni ku është dalluar me golat dhe paraqitjen e tij. Futbollisti i kuqezinjve e ka harruar eksperiencën negative te Renes, ku ai e kishte të vështirë që të luante. Mbrojtësi i majtë në një intervistë për “Shqipëria.Ch” bën krahasimin midis trajnerëve Giani de Biazi dhe Christian Panucci. Gjithashtu ai rikujton atë ndeshje të tensionuar ën Beograd, ku zbulon zotimin e të gjithë kuqezinjve.
Ku ndodhet Lenjani në një ditë normale në Zvicër?
Në Uinterthur, me familjen time që më gjendet gjithmonë pranë.
Nëse karriera jote do të ishte një film, cili do të ishte ai?
Roki Balboa
Momenti më i vështirë në karrierë?
Kur isha pjesë e Renes. Nuk luaja dhe nuk grumbullohesha sepse kështu donin tifozët, pasi më parë kisha luajtur me Nantes. Falënderoj Zotin për durimin.
Kur të ka peshuar më shumë fanella e kombëtares?
Gjithmonë më peshon. E kam ëndërruar që i vogël. Ndoshta më shumë në debutim
Ndeshja në Beograd…
E dinim se ku do të shkonim dhe çfarë njerëzit ishin ata. Ishim në gjendje të vdisnim për të mbrojtur flamurin dhe nderin e shqiptarëve. Gjithsesi bota e pa çfarë egërsirash ishin.
Patët kërcënime gjatë kohës që kaluat nga Nantes te Renes, pasi ishit futbollisti i parë?
Tifozët nuk e pritën mirë, por mu më pëlqeu oferta. Më kërcënuan dhe më dëmtua makinën, por nuk pata frikë
Ushqimi shqiptar i preferuar?
Flija dhe pitë
Koha e lirë?
Më shumë gjendem duke luajtur FIFA
Panuçi apo De Biazi ?
Me De Biazin kam kaluar shumë kohë dhe kemi arritur sukses historic. De Biazi më ka besuar shumë, më ka vendosur gjithmonë në fushë dhe natyrisht ia kam shpërblyer. Do të zgjidhja De Biazin
Shorti në dhjetor, cila është kombëtarja që do të donit më shumë të luanim kundër tyre?
Do të doja të luaja ndaj Gjermanisë!
Discussion about this post