Pronari i resortit në Porto Palermo, Himarë, Mihal Kokëdhima ka dalë para Gjykatës ditën e sotme për t’u njohur me masën që do të japë kjo e fundit për ngjarjen e ndodhur ditët e fundit.
Ashtu sikurse e paralajmëruam edhe më herët, Gjykata ka vendosur ndaj Kokëdhimës masën e “Arrest me burg”.
“Realisht nuk ka ndodhur kjo që flitet nëpër media. Veprimi i tij nuk përbën elementë të vepres penale që të merrej një vendim i tillë. Ndaj tij është marrë një vendim politik dhe është bërë një gjyq politik. Ai ka parë turistët që kanë ikurt pa paguar. Kur kanë parë që ka marrë policinë ata kanë ikur dhe klienti u është ngjitur pas. Nuk është ushtruar absolutisht dhunë ndaj turistët. Dhuna është ushtruar vetëm ndaj Kokëdhimës i cili i ka duart gjak pasi shofferi nuk pranonte të ndalonte makinën dhe është në gjendje shoku. Mihal Kokëdhima nuk përbën rrezikshmëri për rastin në fjalë. Vendimin për arrestin me burg do ta apelojmë pasi ai nuk ka bërë ndonjë vepër penale të kësaj shkalle që t’i jepet arrest me burg. Për Prokurorinë nuk përbën vepër penale thirrjet vrite dhe hidhe të dy personave të cilët ishin përpara në makinë. Madje shoferi i makinës ishte i dehur, dhe e kanë marrë për më shumë se 3 km Kokedhimën zvarrë”, tha avokati Kujtim Cakrani për Fax News.
Kokëdhima ka folur në seancën e sotme lidhur me pamjet skandaloze dhe të frikshme të përhapura gjerësisht nëpër media që prej ditës së djeshme, ku u është sulur mbi xhamin e makinës disa turistëve spanjollë që ishin larguar nga restoranti i tij pa paguar faturën.
55-vjeçari ka dëshmuar se nuk ka ushtruar dhunë mbi asnjërin prej personave që udhëtonin në mjetin ku pronari i resortit u kacavjerr për t’i ndaluar turistët.
Ai argumenton se përpara se ta bënte atë veprim, ka tentuar të njoftojë Policinë por që pretendon se nuk i është përgjigjur në telefon.
Kokëdhima shprehet se ka qenë iu paarmatosur dhe se vetëm një celular kishte me vete, ndërsa ka ngulmuar se e gjithë jehona që i është dhënë ngjarjes ka prapavijë politike (lexo këtu dëshminë)
(F.GJ/FAXWEB.AL)