12:34 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen, Rama nuk e ka pranuar”

15:17 | 07/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon sërish Nikolla, tenton që të shuajë “flakët”: Do të ngremë një grup pune më këshillat studentorë

Sipas studentëve ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen por kryeministri Rama nuk e ka pranuar.

Ka qenë njëri nga studentët i cili sapo deklaroi në protestë se sipas informacioneve të studentëve Nikolla i ka paraqitur dorëheqjen Ramës. Por studentët theksuan se ata nuk janë aty për të hequr ministren, por plotësimin e kërkesave tyre.

“Sipas informacioneve Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen por kryeministri nuk e ka pranuar. Ne nuk jemi për të hequr ministren këtu, por për plotësimin e kërkesave tona”, u shpren ndër të tjera studenti, shkruan ‘Faxweb.al’.

Pak minuta më parë, Ministrja Lindita Nikolla iu ka çuar një letër studentëve që protestojnë për të tretën ditë përpara zyrës së saj, duke iu përgjigjur disa prej kërkesave të tyre, dhe dhënë premtime për disa të tjera.

Një nga pikat që Nikolla është përgjigjur është dhe ajo për kartat e studentit. Nikolla shkruan se janë duke u marrë masat e nevojshme që të garantohet karta e studentit për të gjithë.

Mirëpo studentët që janë pjesë e protestës shprehen se negociata me ta nuk ka deri në plotësimin zyrtar të kërkesave të tyre.

Studentët shtojnë se ata nëse vazhdohet me arrogancë do të kërkojnë dhe dorëheqjen e ministres Nikolla.

Studentët këmbëngulin se ata nuk do të zhvillojnë takime veç e veç as më Nikollën dhe as me Ramës, pasi në këtë mënyrë do të arrihej përçarja e tyre.

Përgjigjia e Nikollës:

“Lidhur me pikën 1,6 dhe 7 të kërkesës për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë dhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posacme të punës me përfaqësues të Këshillave studentoë, MASR dhe institucioneve publike të larta.

Lidhur me pikën 2 dhe 3 të kërkesës konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshimet ligjore, të cilat do të jenë pjesë e diskutimeve të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.

Lidhur me pikën 4 dhe 5 të kërkesës sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor të studentëve të ciklit të tretë të studimit përfshirë dhe gradën shkencor tashmë është garantuar ligjërtisht.

Lidhur me pikën 8 të kërkesës suaj sqarojme se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe branda vitit akademik 2018-2019 do të jenë të pajisur me kartën e studentit. Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas çdo formati të propozuar nga ju të gjitha çështjet e ngritura.”

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: lindita nikollam Rama studentet
Pas

Trafikonin mina me telekomandë, arrestohen 2 persona

Para

Sulm i fuqishëm kibernetik nga Serbia, flet eksperti: Ditët më të vështira të karrierës!

Para
Sulm i fuqishëm kibernetik nga Serbia, flet eksperti: Ditët më të vështira të karrierës!

Sulm i fuqishëm kibernetik nga Serbia, flet eksperti: Ditët më të vështira të karrierës!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Katër ditë pas sulmeve, Izraeli shpall kontroll total ajror mbi Iranin

Të shtëna me armë në festival në Utah të SHBA-ve! Tre të vdekur, përfshirë një foshnjë

EMRI/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi me mjet prerës, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Rrëzohet në burg, dëmton legenin ish-shefi qarkullimit Roven Zeka, kërkon dhe ndryshim mase në GJKKO

U ekstradua nga Zimbabve dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest në burg” për Loran Dushën

Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

Teherani i bën thirrje thirrje Britanisë, Francës e Gjermanisë: Ndalni Izraelin

Kurti reagon pas deklaratës së Trump për marrëdhënien Kosovë-Serbi: T’i bëhet trysni Beogradit!

Hoxha takon zv.presidenten e BKA: Gjermania aleate e çmuar në siguri

Përshkallëzim i rrezikshëm! Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.