Janë lënë të lirë nga Policia, katër banorët që u konfrontuan me uniformat blu dhe bllokuan rrugën mesditën e sotme në zonën e Astirit. Bëhet fjalë për Gazmed Kokën, Arben Qyranin, Florjan Protoduarin dhe Muharrem Rexhën.
Midis të ndaluarve ka qenë edhe ish-deputeti Klevis Balliu i shoqëruar gjatë ditës së sotme pas përplasjes midis banorëve të Astirit dhe policisë.
Ndërkohë që mësohet se ndaj ish-deputetit demokrat është dhënë masa e arrestit me burg.
Katër banorët që u konfrontuan me policinë dhe bllokuan rrugën ditën e sotme në Astir janë lënë të lirë nga Policia e Shtetit.
Mes katër të arrestuarve është dhe babai i Dorian Protoduarit, Florjan Protoduari. Ndërkaq para ambjenteve të komisariatit janë banorë dhe ish-deputetë të PD-së duke kërkuar lirimin e tyre.