Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur kreut të qeverisë Edi Rama, i cili tha se presidenti dhe numri 1 i opozitës ndjellin panik sa i takon situatës së Covid 19.
Sipas kryedemokratit me papërgjegjshmërinë e tij, Rama ka dëbuar mjekët dhe ka lënë në mëshirë të fatit shqiptarët.
Postimi i Bashës:
Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.
Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.
Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.
Discussion about this post