Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, të Ylli Rakipit, duke folur për largimin e disa kandidatëve të PD-së nga gara për zgjedhjet e 25 qershorit, ka deklaruar se një gjë e tillë është e pafalshmenga ana e liderit Lulzim Basha. Lubonja shton se edhe mazhoranca ka gisht në këtë.
“Basha është treguar një menaxher shumë i dobët. Sepse kur ke arritur një konsensus brenda partisë, e kanë të vështirë njerëzit të thonë do të iki unë nga partia. Duhet të kishte kritere, që të përcaktonte deputetë që kanë kredibilitet brenda partisë, që të mos ikin kështu.
Edhe një gjë tjetër është pse nuk nxori 140 por 90, tregon se partia ka një lloj kaosi. Tregon se zyrat ishin bosh, nuk ka funsionuar, një lloj kaosi. E pafalshme të ikin kështu njerëzit nga partia. Mendoj se këtu ka gisht edhe mazhoranca, nëse kemi një qeveri të përbashkët, atëhere jemi në monizëm total.”, deklaroi Lubonja. (D.D/Shuplaka)