Italia ka shpallur gjendjen e emergjencës humanitare deri në fund të këtij viti, referuar situatës në Ukrainë, dhe fluksit të emigrantëve që pritet të mbërrijnë në Europë.
Kryeministri Mario Draghi në fjalimin e tij në Senat tha se Këshillimi i Ministrave ka dhënë dje 10 milionë euro për të ndihmuar popullsinë ukrainase.
“Italia është e gatshme të bëjë më shumë, si përmes organizatave kryesore humanitare aktive në zonë, ashtu edhe me donacione materiale.
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave ne ndamë 10 milionë euro, nga Fondi Kombëtar i Emergjencave, për të siguruar ndihmë për popullsinë ukrainase.
Për ta bërë këtë, u shpall një gjendje e jashtëzakonshme humanitare, e cila do të zgjasë deri më 31 dhjetor dhe që ka për qëllim të vetëm sigurimin e ndihmës maksimale nga Italia në Ukrainë”, sqaron kryeministri.