Pasi Ben Blushi deklaroi se nuk e njihte personalisht kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berishën, ky i fundit i ka dërguar një mesazh live në “Opinion”.
Pasi mbërrin mesazhi, Fevziu lexon se Blushi dhe Berisha janë takuar edhe më parë, pikërisht në kohën kur ai ka qenë ministër. Por Blushi e mohoi një gjë të tillë.
BISEDA e Blushit me FEVZIUN
Fevziu: Është një njeri që thotë se është Lulzim Berisha, unë nuk e di, nuk e vërtetoj dot, më thotë: unë jam takuar edhe hërë të tjera me Blushin kur ka qenë ministrië
Blushi: Asnjëherë, As e njoh, as e njoh atë njeri. Pyete
Fevziu: Po si ta pyes unë
Blushi: Nëse jam takuar dikur, si nuk e njoha atë ditë, por pyete, thuaji kështu. Më thotë Blushi: Pse kërkove të bësh foto me një njeri që të ka sharë disa herë në Parlament (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post