Macron dhe Boris Johnson kritikojnë krijimin e “Superligës”: Do të minojë meritokracinë në futboll
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Boris Johnson thanë të dielën qeveritë e tyre do të jenë kundër krijimt të një “super lige” evropiane të futbollit, për të cilën ata thanë se kërcënonte të minonte parimin e meritokracisë në këtë sport.
Ndërsa klubet më të mira të futbollit në Evropë njoftuan planin e tyre për t’u larguar nga garat elitare të UEFA-s për të ngritur një turne fitimprurës të vetëqeverisur, Macron tha se Franca do të mbështesë “të gjitha hapat” e ndërmarra nga organet drejtuese të futbollit për të mbrojtur garat ekzistuese.
Johnson më vonë shtoi se krijimi i një super ligë do të ishte “shumë i dëmshëm për futbollin dhe ne mbështesim autoritetet e futbollit në marrjen e masave”. Sipas një personi të njohur me diskutimet në prapaskenë, qeveritë italiane dhe spanjolle do t’i bëjnë jehonë këtij pozicioni.
Bisedat e zymta për një ligë të shkëputur shpërthyen më herët të Dielën, kur Times raportoi se pesë nga të ashtuquajturat “6 klubet e mwdha” të Anglisë kishin rënë dakord të regjistroheshin në ligën e re.
New York Times më vonë raportoi se 12 klube – gjashtë nga Anglia, tre nga Spanja dhe tre nga Italia – kishin rënë dakord tashmë në parim për t’u bashkuar me turneun rebel. Klubet – Manchester United i Anglisë, Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham; Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid i Spanjës; dhe Juventusi, AC Milan dhe Inter Milan i Italisë – më pas konfirmuan lëvizjen në një deklaratë të përbashkët.
Klubet thanë se ata prisnin që tre skuadra të tjera do të bashkoheshin me ta si anëtarë themelues të super ligës “përpara sezonit përurues, i cili synon të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur”.