Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Debati ne Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, ka komentuar deklaratën e prokurorit te Antimafias italiane, të bërë pak ditë më parë në Tiranë, se “mafia shqiptare bashkëpunon me Ndraghetën në Itali”.
Sipas kryeministrit Rama, “Historitë e Italisë nuk janë historitë e Shqipërisë”.
“Qe ka shqiptarë mafiozë të lidhur me mafien në Itali unë as nuk e mohova as nuk përbën kjo një arsye për të thënë që në Shqipëri na paskan ndodhur 12 vrasje mafioze.
Ky është një term shumë i avancuar. Këto vrasje janë vrasje për prishje pazaresh, të tilla ka dhe do të ketë.
Jemi nga një vend që mbanim vendin e parë për numrin e vrasjeve, në një vend që jemi nën mesataren e vendeve europiane. Kemi një rritje të pamendueshme të zbulueshmërisë”, tha Rama.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post