21:27 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

”Maks Kona për Kavajën, njeriu i duhur. Ju rrëfej si e njoh”

17:42 | 21/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Maks Kona për Kavajën, njeriu i duhur. Ju rrëfej si e njoh”

Nga Prof.Ass. Dr.Adem Hyseni

Njeriu i duhur

Në një ditë shtatori të para 4-5 vjetëve, në anën tjetër të telefonit më prezantohet një numër i parregjistruar në celularin tim.

“Jam Maksim Kona – më thotë. Dikush më ka rekomanduar për të diskutuar diçka teknike me ju, për gjeologjinë më konkretisht ….”.

E falenderova natyrisht dhe lamë takim të nesërmen në Durrës …. E aty, para filxhanit të kafes tek dy “kullat binjake” siç themi ne në Durrës, fill pas përshëndetjeve të rastit, por me afinitetet sikur të kishte njohje të vjetër mes nesh, mysafiri u fut drejt e në temë.

Biseda u shtjellua rreth ideve dhe planeve që Maksi kishte grumbulluar gjatë kohës së emigracionit, atje në Itali ku edhe ishte atashuar ato kohë pranë një zyre urbanistike italiane… Preokupimi, njohuritë dhe vizioni i tij, shprehnin qartazi kulturë profesionale, preokupim dhe një këndvështrim të lidhur kryesisht me qytetin e tij të lindjes, Kavajën…

Donte të dinte dhe të plotësonte sa më shumë ato çka ndjente ende mangët nga sa kishte akumuluar gjatë kësaj kohe. Gjithçka që skicohej në letër gjatë bisedës atje, me filxhanin e kafesë përpara, për bregdetin Karpen – Shkumbin dhe cekinen detare karshi, për dinamikën e ndryshimeve në kohë të shtratit të Genusus-it të dikurshëm (Shkumbinit), për gjeologjinë e fushës së Kavajës dhe sidomos asaj kodrinore Kavajë – Tiranë, për Maksin shfaqnin interes të dukshëm.

Ajo që më la mbresa të veçanta në këtë takim të parë, ishte njohja dhe kultura profesionale e inxhinier Maksit dhe sidomos, interesi e lidhja e tij me vendlindjen, “Kavajës së dashur” – sikundër e përmendte shpesh…. Dhe sërish, në ecuri të bisedës para filxhanit të kafes dhe hartës gjeologjike të rajonit, Maksi shkëputet për një moment dhe pak i menduar e më shumë se pyetje, shpreh interesin për një dalje direkte në det të tiranasve, në Karpen në këtë rast, përmes nje tuneli….

“Ide fantastike, interesante, lëvizin në mendjen e këtij njeriu” – mendova për një çast, duke shprehur njëkohësisht në vetvete admirim…… Më pas ndërtuam edhe një program-pune me Maksin dhe kolegun tim A. Beqiraj, me paraprirje për një takim më të gjerë në Tiranë me specialistë të fushave të ndryshme e pjesëmarrje edhe të autoriteteve të studios prestigjioze milaneze, ku Maksimi ishte dakordësuar me ta…

Më tej gjërat rrodhën ndryshe, siç ndodh shpesh këtu tek ne. Po ajo që më ngeli në mendje dhe më shtyu të hedh këto rreshta, është padyshim njohja me Maksim Konën, këtë të ri intelektual kavajas, temperamenti, dashuria dhe interesimi i tij për të vënë në shërbim të vendlindjes njohuritë dhe potencialin profesional të përfituar në vitet e emigracionit.

Pa dyshim, Kavaja ka edhe mjaft specialistë e intelektualë të tjerë vizionarë e të përkushtuar për vendin e tyre, po unë këtë pata fat të njoh, dhe për mbresat që më ka lënë dhe qëllimin më të mirë të kësaj njohjeje rastësore, mendova t’ua transmetoj edhe juve qytetarë kavajas.

Kësi njerëzish të përkushtuar dhe vizionarë, intelektualë të mirëfilltë i duhen sot këtij vendi, aq më tepër pushtetit vendor. I duhen Kavajës dhe qytetarëve të saj. Votojeni Maksim Konën dhe siglën e nderuar LSI që i përket, pasi jam i bindur që ju ofrohet zgjedhja e duhur.

 

 

Pas

Aksident tragjik në Itali, vdes shqiptari 36-vjeçar

Para

Basha “përplaset”, ku është LIVE në Lezhë apo tek TV Klani?!

Para
Basha “përplaset”, ku është LIVE në Lezhë apo tek TV Klani?!

Basha “përplaset”, ku është LIVE në Lezhë apo tek TV Klani?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.