06:57 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Malaj: Motori kryesor i aktivitetit ekonomik, konsumi dhe investimet

13:58 | 21/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Malaj: Motori kryesor i aktivitetit ekonomik, konsumi dhe investimet

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se ekonomia shqiptare po kalon një moment të mirë të saj, duke performuar pozitivisht.

Sipas tij, gjashtëmujori i parë i vitit konfirmoi një rritje prej 3.9 %.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Shqipërinë, Anke Weber dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në përmbyllje të misionit të radhës mbikëqyrës të FMN-së, në kuadër të Artikullit IV, Malaj foli për diversifikim të burimeve të kësaj rritjeje, me një rol të veçantë të sektorit të shërbimeve dhe ndërtimit.

Sipas tij, kërkesa e brendshme ka qenë motori kryesor i aktivitetit ekonomik, ku konsumi privat dhe investimet kanë shënuar përkatësisht rritje prej 5.3% dhe 3.7% krahasuar me një vit më parë.

Ministri vuri në dukje se dinamikat e tregtisë së jashtme paraqesin një realitet të përzier.

“Ndërsa eksportet totale të mallrave dhe shërbimeve u tkurrën me 2.5%, kryesisht për shkak të rënies së çmimeve në tregjet globale dhe mbiçmimit të lekut, sektori i turizmit ka vijuar të jetë një burim i rëndësishëm rritjeje për ekonominë. Nga ana tjetër, importet u zgjeruan me 6.7%, duke rezultuar në një ndikim lehtësisht frenues të sektorit të jashtëm në rritjen ekonomike të periudhës”, bëri të ditur ai.
Sinjalet e para për tremujorin e tretë janë premtuese. Indikatorët e besimit të biznesit dhe konsumatorëve qëndrojnë në territor pozitiv, duke tejkaluar mesataret e tyre historike. Bazuar në këto zhvillime, kemi rishikuar në rritje parashikimin tonë vjetor në 3.9% (nga 3.7% që e kishim më parë).

Ministri, më tej vuri në dukje se tregu i punës vazhdon të jetë një tjetër pikë e fortë e ekonomisë sonë.

Ministri theksoi se stabiliteti i çmimeve është mbështetur ndjeshëm nga forcimi i lekut, një zhvillim që reflekton themelet e shëndosha të ekonomisë sonë dhe besimin e tregjeve ndërkombëtare.

“Flukset në rritje nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja kanë qenë forcat kryesore prapa këtij forcimi. Gjatë gjysmës së parë të 2024-ës, pavarësisht një zgjerimi të deficitit të llogarisë korrente, kemi parë zhvillime mjaft pozitive në disa komponentë kyç. Veçanërisht inkurajuese është rritja prej 25.4% e të ardhurave nga turizmi dhe rritja prej 15% e remitancave, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto flukse të shëndetshme valutore kanë ndihmuar në kompensimin e zgjerimit të deficitit tregtar të mallrave”, deklaroi Malaj.

Nga ana tjetër, ai shtoi se besimi i investitorëve të huaj në ekonominë tonë vijon të jetë i fortë.

“Investimet e huaja direkte u rritën me 8.7% gjatë 2023-it, dhe ky momentum pozitiv ka vijuar edhe në 2024 me një rritje prej 8.1% në gjashtëmujorin e parë. Është për t’u vlerësuar diversifikimi i këtyre investimeve në sektorë si energjetikë, komunikacion, pasuri të paluajtshme, ndërmjetësim financiar, e të tjerë”, deklaroi Malaj.

Malaj vlerësoi se pozicioni ynë valutor është solid.

“Rezervat valutore kanë arritur në 5.5 miliardë euro, duke mbuluar 6.4 muaj importe, një nivel që na mundëson mburojën e nevojshme për të përballuar nëse do të ndodhnin turbulenca të tjera të mundshme në tregjet ndërkombëtare në të ardhmen”, deklaroi ai.

Veçanërisht e rëndësishme, shtoi ministri, është ecuria e financave publike, ku kemi arritur një progres thelbësor në konsolidimin fiskal.
”Viti 2023 u mbyll me një balancë primare pozitive prej 0.7% të PBB-së, ndërsa borxhi publik zbriti në 57.5% të PBB-së – një ulje e konsiderueshme prej 6.6 pikë përqindje brenda një viti dhe niveli më i ulët që nga viti 2008.Ky menaxhim i kujdesshëm fiskal, i kombinuar me stabilitetin makroekonomik dhe reformat strukturore, ka forcuar besueshmërinë tonë në tregjet ndërkombëtare. Agjencitë prestigjioze të vlerësimit të kreditit, Standard & Poor’s dhe Moody’s, kanë përmirësuar vlerësimet e tyre për Shqipërinë, duke konfirmuar qëndrueshmërinë e rrugës së zhvillimit që kemi zgjedhur”, deklaroi Malaj.

Pas

BE kërkesë Serbisë: Sqaroni pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Para

Plagosja në Qytet Studenti, 20-vjeçari u godit tetë herë me thikë në gjoks, krahë dhe këmbë

Para
U plagos me thikë pas sherrit në Qytet Studenti, zbardhet identiteti i të riut

Plagosja në Qytet Studenti, 20-vjeçari u godit tetë herë me thikë në gjoks, krahë dhe këmbë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.