Ekipet e njohura angleze, Manchester United dhe Chelsea do të rikthehen sërish gjatë merkatos së verës për yllin e Real Madrid, Gareth Bale.
Sipas mediave sportive spanjolle, të dy këto skuadra janë gati të bëjnë çmendurira për ish-lojtarin e Tottenham. Anglezët janë gati të paguajnë 200 milionë euro, ose 100 milionë më shumë se sa Real Madrid pagoi për të 3 vite e gjysmëmë parë.
Aktualisht Bale është jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi. (A.R/SHUPLAKA)