Është mbledhur sot Këshilli i Mandateve ku po diskutohet në lidhje me mandatin e deputetit socialist Vullnet Sina. Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që çështja t’i kalohet seancës plenare.
Klotilda Bushka propozoi seancën e parë plenare, pra jo seancën e të hënës, një seancë e cila ka karakter ceremonial. Propozim që hasi kundërshtim nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokraike Gazment Bardhi.
“Kompanitë e Sinës kanë përfituar nga buxheti i shtetit. Kushtetuta nuk ka kriter për shumat e përfituara. Kërkojmë që mocioni të përfshihet në rendin e ditës dhe kërkesa të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Mos u bëni përsëritës të shkeljes së Kushtetutës”, ka deklaruar ai.
Edhe deputetja e PS, Klotilda Bushka u shpreh pro çuarjes për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.