21:10 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Manipulimi/ Rama ofroi sondazhin e Soros si raport të BE-së

19:43 | 28/01/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manipulimi/ Rama ofroi sondazhin e Soros si raport të BE-së

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama paraqiti sot një grafik në të cilën konfigurohej grafiku i besimit të institucionet shqiptare.

Ministria e Brendshme paraqitej në këtë grafik me nivelin më të lartë të besimit tek qytetarët, ndërsa Rama e përdori të dhënën për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të forta të bëra nga zyrtarë të LSI-së për kanabisin.

Ajo çfarë bënte përshtypje ishte fakti se Rama e quante këtë anketë si një punë të bërë nga Komisioni Evropian.

Në tentativë për të gjetur raportin e plotë të KE-së, kuptuam se nuk ekzistonte asnjë raport dhe anketim i certifikuar nga ky institucion që indeksonte besueshmërinë e institucioneve.

Por një media shumë pranë qeverisë na orientoi me raportimin e saj duke saktësuar se Rama i referohej raportit të institutit IDRA.

Të dhënat, metodologjia dhe objekti i raportit të IDRA-s ka përkime thuajse identike me grafikun që ekspozoi kryeministri Rama. Edhe ngjyra e grafikëve ishte identike.

Nga çka del qartë se kryeministri ka quajtur si raport të KE-së një raport që në fakt është i një instituti shqiptar.

Por nëse i referohemi raportit të IDRA-s, zbulojmë se në raport qartësohet se instituti IDRA është entitet i mbështetur dhe i financuar tërësisht nga Fondacioni Soros dhe në raportin e IDRA-s ky fakt thuhet në mënyrë të përsëritur.

Nga krahasimi i të dhënave del qartë se kryeministri ka manipuluar publikisht të dhënat duke paraqitur një raport të një instituti të financuar nga Soros, si një raport të BE-së.

Linja Soros është e atashuar zyrtarisht pranë qeverisë Rama, si në projekte të reformave ekonomike dhe po ashtu në reformën e drejtësisë. Linjë private, korporatë private dhe linjë aleate e Edi Ramës.

Madje nuk është as hera e parë që institute të financuara nga Soros përpiqen të shuajnë problemin e kanabisit.

Një raport i Transparency International Albania (TIA) i publikuar në Shtator 2016 shkaktoi skandal, sepse fliste vetëm për operacionet e policisë në Lazarat, ndërsa në momentin kur doli raporti, kishte filluar korrja e kanabisit në çdo cep të vendit.

Siç u zbulua nga Hashtag.al, raporti i TIA-s ishte gjithashtu një raport  i financuar dhe mbështetur nga Fondacioni Soros.

Marrë nga Hashtag.al

Etiketa: manipulimipoliciarama
Pas

Statusi i Kryeministrit për Ali Pashën “provokon” Athinën, Ministri i Jashtëm-Ramës: Mos e burgos mendjen tënde!

Para

Dy aksidente të rënda në zonën e Fushë-Krujës, i moshuari goditet nga trajleri, në gjendje kritike për jetën

Para
Dy aksidente të rënda në zonën e Fushë-Krujës, i moshuari goditet nga trajleri,  në gjendje kritike për jetën

Dy aksidente të rënda në zonën e Fushë-Krujës, i moshuari goditet nga trajleri, në gjendje kritike për jetën

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.