Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se për ndërtimin e i Lungomares janë harxhuar rreth 17 milionë Euro. Sipas Manjanit me kaq lekë Lungomare duhet të ishte shtruar me flori dhe jo me beton.
“Shpërblimi që duhet bërë banorëve të pallatit që u shëmb shkon 13 milionë euro. Gjatësia e Lungomares është 3 km. Pra, 10 milionë euro për kilometër vajti kjo punë! Me flori, jo me beton duhet të ishte shtruar! Lungo-mare që na doli lungo-pare! Presim lungo-SPAK çdo thotë…”, shprehet Manjani.
REAGIM:
Lungo-mare apo lungo-pare?! Ndërtimi i Lungomares raportohet rreth 17 milionë Euro. Shpërblimi që duhet bërë banorëve të pallatit që u shëmb shkon 13 milionë euro.
Gjatësia e Lungomares është 3 km. Pra, 10 milionë euro për kilometër vajti kjo punë! Me flori, jo me beton duhet të ishte shtruar! Lungo-mare që na doli lungo-pare! Presim lungo-SPAK çdo thotë… (J.V/Faxweb)
Discussion about this post