Shoqëria civile dhe artistët nisën marshimin ku me një zë kërkojnë mos prishjen e Teatrit Kombëtar. Marshimi ka nisur nga sheshi përpara Teatrit, ku aktorët mblidhen çdo ditë, dhe kanë vazhduar në këmbë rrugën drejt Bulevardit “ Dëshmorët e Kombit”.
Aktorët ndaluan para Kryeministrit, duke i thënë Edi Ramës se nuk mund ta prish këtë vlerë kombëtare.
Pas Kryeministrisë aktorët u ndalën tek Presideca e Republikës, ku i kërkuan Ilir Metës, të mos e dekretoj ligjin.
Fjalën e mori regjizori Robert Budina i cili u shpreh: “Zoti President i Republikës, duhet të prisni artistët. Duhet të dëgjoni me vemendje artistët dhe nuk duhet të shembet në asnjë mënyrë.
Ktheje ligjin mbrapsht, ne jemi parën diktaturës. Kam bindjen që Presidenti do të na kuptoj dhe do të na mbështes. I ftoj të gjithë të bëhemi bashkë dhe ti themi “Jo” këtij ligji.”
Më pas fjalën e mori aktori Neritan Liçaj i cili u shpreh i bindur se presindeti i vendit do t’i ndihmojë artistët. “Ne kemi kulturë, ne dimë ti bëjmë gjërat. Ky popull duhet të dëgjohet, jemi në rrugë. Ndaloni marrëzin e këtij njeriu që nuk ka fund.”
Më pas një tjetër aktiviste foli e tensionuar duke thënë se ky vend është i kërcënuar nga vendimarrja e kryeministrit Rama.
“Zoti Presidenti i Republikës, Ilir Meta mos e dekreto këtë ligj. Në këtë vend ka shumë njerëz që kërcënojnë jetët tona, sic është edhe kryeministri. Por ka edhe njerëz të mëdhenj siç është ministri Pandeli Majko. Rilindjda është një mashtrim Zoti President.”, u shpreh aktivistja.
(E.V/Faxweb.al)