Nga Asra Q. Nomani*
Para agimit të ditës së inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u gjenda përpara një zgjedhjeje, pasi prej shumë kohësh jam një feministe liberale, e cila votoi për Donald Trump: të vishja atletet dhe të merrja metronë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Amerikës, apo të prisja dhe të shkoja të nesërmen në atë që u quajt “Marshimi i Grave në Uashington”?
“The Guardian” e ka paraqitur “Marshin e Grave në Uashington” si një veprim “të vetvetishëm” për të drejtat e grave. Një portal mediatik liberal, “Vox”, tregon për një “mbështetje të madh të vetvetishme” mbrapa marshimit. Në faqen e vet, organizatorët e marshimit po e propagandojnë punën e tyre si “një përpjekje e bazës” me organizatorë “të pavarur”. Edhe palestra ime lokale e jogës, “Beloved Yoga”, ka marrë me qira një autobus dhe ofron vende me 35 dollarë. Manifesti i marshimit thotë në mënyrë të mahnitshme, “Ngritja e Grave = Ngritja e Kombit”.
Është një ide që unë, një feministe liberale, do ta përqafoja. Por e di, dhe pjesa më e madhe e Amerikës e di, se organizatorët e marshimit nuk kanë vënë në manifestin e tyre: marshimi në të vërtetë nuk është një “marshim i grave”. Është një marshim për gratë që janë kundra Trump.
Si dikush që votoi për Trump, nuk ndihem e mirëpritur, por as edhe gratë e tjera, të cilat nuk e pranojnë identitetin politik liberal që është themeli i marshimit, deri më tani, duke i bërë gratë e bardha të mos ndihen të mirëseardhura, duke hequr gratë që kundërshtojnë abortin dhe duke vjedhur agjendën.
Për të kuptuar me mirë marshimin, ndjenja zgjuar për disa net, duke studiuar financimin, politikat dhe pikat kryesore të argumentit të rreth 403 grupeve, që janë “partnerë” të marshimit. A është ky një “Marshim i grave” i paanshëm?
Roy Speckhardt, drejtori ekzekutiv i organizatës “American Humanist Association (Shoqata e Humanistit Amerikan)”, një nga “partnerët” e marshimit, më tha se organizatat e tij ishte “e paanshme” por ka “shumë shqetësime për administratën Trump në ardhje, që përfshin atë që ne na duket si një përqasje mizogjene (që nuk i do gratë) ndaj grave”. Nick Fish, drejtor i programit kombëtar të organizatës “American Atheists (Atestët Amerikanë)”, një tjetër partner i marshimit, më tha: “Ky nuk është një aktivitet i ‘njëanshme’”. Dennis Wiley, një pastor i Covenant Baptist United Chursch of Christ, një tjetër “partner” i marshimit, më telefonoi përsëri dhe më tha: “Ky nuk është një marshim i njëanshëm”.
Vërtet? UniteWomen.org një tjetër partner, ka video në faqen e vet me thurjet #ImWithHer, #DemsInPhily and #ThanksObama. Duke ndjekur rrjedhën e parave, u përthitha nëpër dokumentet e miliarderit George Soros dhe filantropisë së tij “Open Society”, sepse pyeta vete: “Cila është lidhja ndërmjet njërit prej donatorëve më të mëdhenj të Hillary Clinton dhe ‘Marshimit të Grave’”?
Më rezultoi: kishte shumë lidhje
Në bazë të drafteve të kërkimeve të mia, për të cilat jam e hapur që të përfshihen edhe njerëz të tjerë për t’i shtuar më tej në GoogleDocs, Soros ka financuar, ose ka marrëdhënie të ngushta, me të paktën 56 “partnerët” e marshimit, duke përfshirë “partnerët kyç” të quajtur “Planned Parenthood (Prindërim i Planifikuar)”, që është kundër politikës së Trump kundër abortimit, dhe “National Resource Defense Council (Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Kombëtare)”, që është kundër politikave mjedisore të Trump. Lidhjet e tjera të Soros me organizatat e “Marshimit të Grave” përfshijnë të njëanshmen “MoveOn.org” (e cila ka qenë egërsisht pro Clinton), “National Action Network (Rrjetin e Veprimit Kombëtar)” (organizatë e cila ka pasur një drejtor ekzekutiv që u lavdërua nga një këshilltare e lartë e Obamës, Valerie Jarrest, si “një lider i së ardhmes, si bashkë-kryetar i lëvizjes dhe organizatë e cila ka një tjetër zyrtar si “kreun e logjistikës). Të tjerë përfitues grantesh nga Soros, që janë “partnerë” në marshim janë “American Civil Liberties Union (Unioni i Lirive Civile Amerikane)”, “Center for Constitutional Rights (Qëndra për të Drejtat Kushtetuese), “Amnesty International” dhe “Human Rights Watch (Monitoruesi i të Drejtave të Njeriut)”. Organizuesit dhe organizatat e marshimit të vëna në pah këtu, ende nuk kanë komentuar në lidhje për sa më lart.
Për çështjet që më interesojnë si një myslimane, “Marshimi i Grave”, fatkeqësisht, ka marrë një qëndrim politik të njëanshëm, që ka bërë të turbullta çështjet e ekstremizmit islamik gjatë 8 viteve të administratës Obama. Partnerë të “Marshimit të Grave” përfshijnë “Council on American-Islamic Relations (Këshillin mbi Marrëdhënit Amerikane-Islamike)”, që jo vetëm i është shmangur çështjeve të ekstremizmit islamik pas ngjarave të “11 shtatorit”, por ka kundërshtuar reformat myslimane, që do t’u lejonte grave të kryesonin lutjet përpara xhamive, pa vënë shami si simbole të dëlirësisë. Partnerët përfshijnë gjithashtu “Southern Poverty Law Center (Qëndrën Ligjore të Varfërisë Jugore)”, e cila në mënyrë të gabuar e ka përshkruar Maajid Nawaz, një reformator mysliman, si një “ekstremist anti-myliman” në një raport të njëanshëm përpara zgjedhjeve. “Southern Poverty Law Center” më konfirmoi se Soros financoi raportin e vet “të ekstremistëve anti-mysliman”, që shenjëstronte Nawaz. (Ironikisht, “Council on American-Islamic Relations” gjithashtu është kundër abortimeve, por lideri i saj ka një rol të rëndësishëm si folës.)
Një tjetër “partner” i marshimit i financuar nga Soros është “Arab-American Association of New York (Shoqata Arabe-Amerikane e Nju Jorkut)”, drejtoresha ekzekutive e së cilës, Linda Sarsour, është një bashkë-kryetare e marshimit. Kur unë shkrova një artikull së bashku me një koleg, ku argumentoja se gratë myslimane nuk kanë pse vendosin shami si simbol “thjeshtësie”, ajo na sulmoi duke na quajtur “jokonvencionalë”

Më parë, të paktën 33 nga 100 “gra me ngjyrë”, që fillimisht protestuan kundër zgjedhjes së Trump në protesta në rrugë, punonin në organizata që merrnin financime të Soros, për pjesën e tyre në aktivizim “për njerëz me ngjyrë”. Sigurisht, Soros është një “filantropist ideologjik”, interesat e të cilit janë në një linjë me shumë prej këtyre grupeve, por ai është gjithashtu edhe një donator i rëndësishëm politik. Në Davos, ai u the gazetarëve se Trump është një “diktator i ardhshëm”.
Në zëdhënëse për “Open Society Foundations (Fondacionet Shoqëri e Hapur)” të Soros, tha në një deklaratë: “Ka pasur raportime të pavërteta rreth George Soros dhe për “Open Society Foundations” që financon protesta me ardhjen e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve. Nuk ka të vërteta në këto raportime”. Ajo shtoi: “Ne mbështesim një shumëllojshmëri organizatash, duke përfshirë ato që mbështesin gratë dhe minoritetet, të cilave historikisht u janë mohuar të drejta të barabarta. Shumë prej të cilave janë të shqetësuara rreth ndryshimeve politike që mund të vijnë. Ne jemi krenarë për punën e tyre. Ne sigurisht e mbështesim të drejtën e të gjithë amerikanëve të mblidhen paqësisht dhe të bëjnë peticione ndaj qeverisë së tyre, një shtyllë jetike, dhe e mbrojtur nga Kushtetuta, e funksionimit të demokracisë”.
Ashtu si shumë protesta paszgjedhore, ku përfshiheshin pankarta “Vrisni Trump”, nuk ishin të “vetvetishme”, siç raportoheshin nga disa media, “Marshimi i Grave” është një zgjatim i një politike strategjike identiteti, që e ka përçarë kaq shumë Amerikën, gjithandej nëpër komunitete. Me marshimin, “gratë” janë përvetësuar qartësisht për një ditë kundër Trump. Kur i fola pronares së palestrës sime të jogës për këtë, ajo më tha se ishte e “trishtë”, që organizatorët kanë maskuar qëllimet e tyre politike. “Dua që të ketë dashuri për njëri-tjetrin”, tha ajo.
Politika e egër e identitet të së majtës dhe dështimit të saj në lidhje me ekstremizmin islamik e humbi votën time në këto zgjedhjet e fundit, dhe kështu, ndërsa agonte dhe jam duke shkruar vendosa: Do të vesh atletet dhe do të shkoj tek inaugurimi i Presidentit Donald Trump, dhe nuk do të shkoj në “marshimin e Grave”, ku nuk ka një vend për mua.
*Ky artikull është përditësuar duke përfshirë një deklaratë nga “Open Society Foundations”. Titulli origjinal: ”Miliarderi Geroge Soros ka lidhje me më shumë se 50 ‘partnerë’ të ‘Marshimit të Grave në Uashington”. Asra Q. Nomani ka qenë gazetare në Wall Street Journal. Burimi: New York Times, 20.01.2017/ Përgatiti Ilir Sinanaj
Linku i shkrimit: http://nytlive.nytimes.com/womenintheworld/2017/01/20/billionaire-george-soros-has-ties-to-more-than-50-partners-of-the-womens-march-on-washington/